09:32 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardh SMS-të pas përplasjes me Ramën gazetari, Lela iu përgjigjet kritikëve: Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim

18:56 | 22/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardh SMS-të pas përplasjes me Ramën gazetari, Lela iu përgjigjet kritikëve: Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim

Nga Alfred Lela

Kam dalë i gërditur nga përballja me kryeministritn Rama mbrëmë në ‘Real story’. Së pari, ishte pandjeshmëria e tij elefanteske, e një burri dhe babai që ka folur dje me mallëngjim (fals) për të birin, të cilin e hedh në napolonin publik sa herë i duhet, siç bëri së fundmi edhe ditën e tërmetit. Së dyti, dhembja që shihja kryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, një ismailqemal fals, që gënjente në çdo fjali, ndërkohë që quante rrena çdo dokument që ne i vinim përballë, çdo deklaratë të institucioneve europiane që i citonim, e me radhë.

Së treti, ishin një pjesë e mesazheve që më vinin mua, por besoj edhe kolegëve të mi nga miq, të njohur, politikanë, të panjohur, e me radhë. Secili kishte një bone to pick (një sherr për të konsumuar) me Ramën. Të vetin. Që ndoshta kishte të bënte me Shqipërinë dhe fatin e saj, por me gjasë edhe jo.

Bujar Kapexhiu, për shembull, një burrë i urtë në ditë të urta, më nisi një mesazh se, pse po buzëqeshja dhe se Rama po tallej me ne. Sot Artur Zheji kishte bërë një shkrim dhe ma dërgoi me whatsapp. Si një dorashkë të ftohtë dueli shpatash. Në ndryshim nga Kapexhiu, Zheji, të paktën më pat ofruar mbështetje me një sms pas dhunës. Karikaturisti u shfaq, sa për të goditur edhe ai. Në ditë të turbullta edhe kapexhinjtë bëhen policaxhinj.

Nejse, secilit të vetën, apo jo.

Ka pasur edhe bjerrakohës në rrjetet sociale, që japin mend për çdo gjë, betejën, dhimbjen, mënyrën e jetës, çfarë duhet të mendojë tjetri, që qortonin gazetarët e përleshjes së të enjtes mbrëma me Kryeministrin ‘pse buzëqeshni’. Qeshnim, o budallenj race, se po qanim së brendshmi. Qeshnin se edhe burri që kishim përballë luante gaztorin. Ata që më kanë parë duke qeshur, duhet të kujtojnë se një prej etiketimeve të mia për kryeministrin mbrëmë ishte ‘gaztor’. Këndelleshim, se ishte e pamundur të mos, me piruetat e Ramës, me inkonsistencat e tij, me rrenat hiperbolike, me arrogancën boshe, me aktrimin, e shumë të tjera. Qeshnim nga pafuqia, nga dhimbja se po ai po tallej, por jo me ne, sepse, secili prej nesh në atë sallë, ia tha disa fjalë, duke larë të paktën shpirtin e vet. Ai po tallej në fakt me ju, me shumicën, me ju që nuk ngriheni, por e prisni Shqipërinë dhe bythën tuaj t’ua shpëtojë Alfredi, Roberti, Agroni apo Sokoli.

Siç pritët që nga Enveri t’ju çlironte rrjedha e kohës, një mrekulli apo diversantët (të cilët po ju i vrisnit, edhe pse vinin për lirinë tuaj).

Të dielën e rënies në kthetrat e Policisë, sapo mbërrita në vendin e protestës një grua më tha ‘je shumë vonë; ku ke ke qenë; nuk na ke mbështetur’. I thashë, duke mërmëritur, se kam qenë nëpër studio televizive duke u mbrojtur pareshtur, apo para kompjuterit duke shkruar. Por kjo nuk mjafton për ‘popullin’ i cili edhe revolucionin e do qesim, nga të tjerët, nga fati.

Sipas kësaj porosie, herë tjetër po i shkoj me pisqollë Ramës në debat dhe po e vras si një avnirustem i imagjinatës suaj. Që pastaj të qeshni ju. Dhe të jeni të kënaqur. Me bythën e dhjamosur në kanapenë e shtëpisë dhe një revolucion në kokë që duhet t’jua përziejnë të tjerët si kafe turke.

Mos e prisni ndryshimin me shpenzimet e trupit dhe mendjes sime.

Move your fucking arses!

Pas

“Jam i zhgënjyer nga Meta, po fshihet pas fustanit të Bashës”, Ralf Gjoni nxjerr emrat: Kush ka frikë nga ndryshimi i sistemit

Para

COVID-19 në Britani, qeveria pritet të vendosë gjoba ‘të majme’ për ata që e shkelin karantinën

Para
COVID-19 në Britani, qeveria pritet të vendosë gjoba ‘të majme’ për ata që e shkelin karantinën

COVID-19 në Britani, qeveria pritet të vendosë gjoba 'të majme' për ata që e shkelin karantinën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Vihet në pranga 63-vjeçari në Fier, dha para në këmbim të votave për të favorizuar kandidaten

Numërohen 83 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati! Sa është diferenca PS-PD

Numërohen 31.07% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 69 nga 222 kuti në Dibër, PS vijon të kryesojë ndaj PD-së

Dibër/ Mbyllet përkohësisht procesi i numërimit të votave

Numërohen 150 kuti nga 587 në Fier! Socialistët kryesojnë, rritet ndjeshëm diferenca mes partive kryesore

Numërohen 110 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, vijon të kryesojë PS-ja

Numërohen 171 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste me më shumë se 8 mijë vota

Numërohen 113 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS sërish kryeson ndaj opozitës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.