Deputeti Alfred Peza ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimeve nga ILDKPI-ja për pasurinë e tij. Ai ka shprehur gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë institucion për një hetim sa më të shpejtë.
”’Sapo jam informuar në lidhje me njoftimin më të fundit për shtyp të ILDKPI, që i adresohet personit tim, me cilesinë e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time.
Inkurajoj IDKPI ti shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues.
Nxis institucionin që me të njëjtën ndjeshmëri dhe seriozitet të hetojë këdo nga të zgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhurit lokalë dhe persona të tjerë subjekt i hetimit nga ana e këtij institucioni, sot e në vazhdimësi, për të cilët ka patur, ka apo do të ketë indicie të njejtë apo të ngjashme.
Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojmë 24 orë/ 24 në dispozicion të ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe perfundimin e plotë te kontrollit dhe hetimit që sapo ka nisur”, ka përfunduar Peza.