Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë me dije pas takimit të zhvilluar me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në Kuvendin e Maqedonisë, se do të presë njëherë dokumentin që do të paraqesë LSDM përpara se të vendosë.
Ai theksoi se BDI nuk është parti që vepron me dy standarde, por bisedon me të gjithë dhe nuk ka asnjë hasmëri me asnjë parti politike në vend. Nga ana tjetër, ai mohoi të ketë ndonjë marrëveshje mes partisë së tij dhe VMRO-DPMNE-së, siç pretendoi paraprakisht kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.
“Kemi fol edhe për rrethanat brenda rajonit të Ballkanit perëndimor mbi sigurinë dhe nevojën që Republika e Maqedonisë duhet sa më shpejt të ecë drejt rrugës të pa alternativë tjetër të Bashkimit Europian dhe të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Për këto synime, për këto qëllime ne do të kemi mbështetjen e fortë të BE-së në të gjitha drejtimet”, deklaroi më tej Ahmeti. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post