14:11 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alibali analizon tensionet në Veri për Faxnews: Vuçiç-it i leverdis kjo fabul! E gjithë ngjarja është ‘gatuar’ nga qeveria e serbisë

18:26 | 30/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alibali analizon tensionet në Veri për Faxnews: Vuçiç-it i leverdis kjo fabul! E gjithë ngjarja është ‘gatuar’ nga qeveria e serbisë

I ftuar ditën e sotme në studion e Faxnews, ishte analisti Neritan Alibali, i cili u ndal të fliste rreth tensioneve në veri të Kosovës, ku qytetarët sebë kanë kundërshtuan emërimin dhe marrjen e detyrës nga kryetarët e zgjedhur.

Alibali tha se nisja por edhe më tej përshkallëzimi i këtyre tensioneve ka ardhur si pasojë e urdhrave nga Beogradi zyrtar, ku dhe nuk mohoi pjesëmarrjen e Vuçiç-it në këtë akt aspak paqësor.  Sipas analistit, presidentit serb i leverdisin politikisht këto tensione, ku edhe po i shfrytëzon për të fituar mbështetjen e serbëve në Kosovë, aq më shumë tani që dha dorëheqjen nga partia dhe po afrojnë zgjedhjet.

“Për presidentin Vuçiç lëvizjet në Veri të Kosovës janë një fabul e mirë për të rritur mbështetjen e tij elektorale dhe politike tek serbët e Kosovës. Fakti që pikërisht në një moment të tillë presidenti bën një lëvizje politike që jep dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të partisë së vetë ndërkohë që opozita ka bërë mitingje të fuqishme, tregon që e gjithë kjo lëvizje është gatuar në një pjesë të madhe në zyrën e tij. Fakti që Komiteti Ndërkombëtarë sa herë që ka lëvizje agresive ose turbullim i sigurisë në Veri, nuk i drejtohen serbëve lokal, por presidentit Vuçiç tregon se ka një organizimin të këtyre lëvizjeve nga vetë zyra e tij”, tha Alibali.

Më tej, ai komentoi se përsa i përket ecurisë së veprimeve, ato do të vijë duke u zbehur kjo pasi edhe ndërkombëtarët janë futur më mesin e tyre. Alibali theksoi se nëse serbët do t’i përshkallëzonin këto tensione, ky do të ishte një autogol për ta, pasi do shkojnë kundër vullnetit të instancave të larta evropiane të paqes.

Sakaq, Alibali u ndal gjithashtu edhe tek vendimi i anulimit të stërvitjes dhe aktiviteteve të ‘DEFENDER 2023’, ku e cilësoi me të vërtetë një lajm të keq, ndërkohë që ende nuk dihet qartë nga ka ardhur ky vendim.

“Ne duhet të kemi një gjë parasysh. Për komunitetin ndërkombëtar gjëja më e rëndësishme është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i aneksit të Ohrit. Edhe pse nuk janë firmosur nga palët, janë zotuar se do ti ndjekin për rrugën e tyre të integrimit në institucionet evropiane. Unë mendoj se të dyja palët do të tërhiqen, në dijeninë time protestuesit kanë marrë urdhër nga Beogradi për të mos qenë aq agresiv sa ishin dje, sepse nëse deri dje veprimi i forcave të policisë konsiderohej si autogol i Kurtit, sot dhuna që serbët përdorën ndaj policisë dhe trupave të KFOR-it, i ka kaluar autogoli atyre. Besoj se të dyja palët do të tërhiqen pas, kjo edhe për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. Për aq kohë sa edhe ambasadori amerikan kërkoi që kryetarët e zgjedhur mos ta ushtrojnë detyrën e tyre nga zyrat, kjo do të sjelli edhe normalizimi të situatës së krijuar. Për mua sot lajmi më i trishtë ka qenë anulimi i stërvitjeve të ‘Defender 2023’ në kudër të NATOS. Nuk e dimë nëse pezullimi ka qenë kërkesë e amerikanëve, apo ka ardhur thjesht nga tensionet por është me të vërtet një lajm i keq”, shtoi më tej ai.

Pas

Tensionet në veri të Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, alarm për sigurinë nacionale

Para

Humbja e ka fillimin në marrëveshjet e fshehat të 6 marsit! PD në Shkodër për disfatën në zgjedhjet lokale: Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit për t’na sulmuar

Para
Humbja e ka fillimin në marrëveshjet e fshehat të 6 marsit! PD në Shkodër për disfatën në zgjedhjet lokale: Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit për t’na sulmuar

Humbja e ka fillimin në marrëveshjet e fshehat të 6 marsit! PD në Shkodër për disfatën në zgjedhjet lokale: Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit për t’na sulmuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau efektivin e “Shqiponja”-ve me plumb në kokë, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Azgan Mërnica

Debate në forta në seancën e dosjes “Plumbi i artë”,3 avokatë përplasen me prokurorin, braktisin seancën

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

Kukës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar

Berisha: Ambasadori Daum ishte zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90 kur të tjerët donin që vendi ynë të mbetej Kuba e Adriatikut

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.