“Enkelejd Alibeaj është kryetar i komanduar i PD, deri në organizimin e zgjedhjeve të reja”. Kështu u shpreh deputeti Gazment Bardhi menjëherë pasi doli nga selia e PD ku u mbajt mbledhja e grupit parlamentar.
Bardhi tha se personat e shpallur “non-grata” duhet të tërhiqeshin nga politika, duke vënë nën “shënjestër” ish kryeministrin Berisha, për të cilin tha se nuk kishte dhënë asnjë deklaratë lidhur me vendimet e SHBA-ve ditën e djeshme për sanksionet ndaj ish deputetit të PS, Aqif Rakipi.
Deputeti, Gazment Bardhi: Ecja përpara me procese të njëasnshme me bashkim që thuhet me fjalë por jo me akte nuk bëhet dot bashkim. Nuk ka patur asnjë diskutim në grupin parlamentar për vendimin e marrë nga Basha kur ishte kryetar i PD. Ajo që unë kam thënë sot është se për shkak të shpalljes non-grata të Berishës, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Ju jeni dëshmitarë sesi dje SHBA pranoi se krimi i organizuar ka blerë vota për Ramën. Dje ka rënë heshtja në dy godina, në atë të PS dhe në selinë e PD. Heshtjen e PS unë e kuptoj por atë të PD nuk arrij ta kuptoj dot. A mund t;i drejtoni pyetjen Berishës përse hesht ndaj vendimit të SHBA-ve publikuar ditën e djeshme? Sa i përket strukturave drejtuese të PD, Enkelejd Alibeaj është kryetar i komanduar i PD deri në organizimin e zgjedhjeve të reja për kreun e partisë.