10:05 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“800 punëtorët nuk morën pagën”, PD nxjerr videon me premtimet Ahmetajt e Ballukut

18:39 | 07/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“800 punëtorët nuk morën pagën”, PD nxjerr videon me premtimet Ahmetajt e Ballukut

Me anë të një deklarate për shtyp nga selia e PD-së, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se qeveria i ka mashtruar naftëtarët e Ballshit.

Sipas ish-deputetit demokrat të 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar, pasi Rama paguan klientët dhe oligarkët.

Alibeaj shfaqi edhe një video ku jepej premtimi i dy ministrave, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku ku deklaronin se pagat e punonjësve të Albpetrolit janë të siguruar.

Më poshtë deklarata e plotë

Pandemia ekonomike është rreziku kryesor sot për qindra mijëra familje shqiptare, të lëna në mes të 4 rrugëve nga qeveria. Një nga shtresat më të prekura janë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët janë goditur nga dy të këqija: 1. Nga korrupsioni i qeverisë, që është shkak për mosmarrjen e pagave prej më shumë se 2 vjetësh dhe 2.Nga propaganda e qeverisë, e cila nxjerr vendime në letër, por nuk i zbaton në realitet.

Janë 800 punëtorë të papaguar qe kanë dalë në protestë për të mbrojtur djersë e tyre nga vjedhja dhe për të mos lënë qeverinë t’i marrë zvarrë me mashtrime të reja.
Vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit, të gënjyer e të mashtruar për kaq muaj nga qeveria e Edi Ramës për rrogat e tyre, do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh.

E vërteta është se kjo ndihmë nuk ka mbërritur as tani që flasim në llogaritë e 800 naftëtarëve. Fjalët e qeverisë me realitetin e barkut bosh dhe dinjitetit të nëpërkëmbur bëjnë dallim si nata me ditën.
E vërteta është se kriza ekonomike po i nxjerr njerëzit në mes të katër rrugëve, ndërsa qeveria nuk i ndihmon ata që humbin punën. Edi Rama dhe ministrat e tij mendojnë se mund t’ia hedhin me propagandë dhe se do të mbulojnë papunësinë me llafe boshe. E vërteta është se qeveria genjeu kur tha se do të ndihmonte të gjithë varfërit dhe ata që kishin mbetur papunë. Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t’ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës. Nëse ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria. Nëse klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Padrejtësia ndaj tyre duhet të marrë fund. Ata jo vetëm duhet të marrin pa asnjë ditë vonesë me shumë pagesën prej 400 mijë lekësh të ndihmës, por duhet të zgjidhet edhe problemi i djersës gati 2 vjeçare, akoma të papagauar nga kompanitë fantazëm të cilëve Edi Rama u fal miliona euro detyrime.
Pa masa të menjëhershme, pa rritjen e ndihmës për qyetarët dhe bizneset, pandemia e virusit COVID-19 do të shndërrohet në pandeminë ekonomike Rama 2020.

Etiketa: enkelejd alibeaj
Pas

“A ja thatë Ramës në Zagreb?”, eurodeputetët ngrenë shqetësimin në PE për 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria: Na premtuan…

Para

“Masat pandemike meritojnë hetim”, Ndoka tregon institucionin e vetëm që punoi këto kohë

Para
“Masat pandemike meritojnë hetim”, Ndoka tregon institucionin e vetëm që punoi këto kohë

"Masat pandemike meritojnë hetim", Ndoka tregon institucionin e vetëm që punoi këto kohë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.