Shefi i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me tre grabitjet e ndodhura sot në tri qytete të ndryshme të vendit, konkretisht në Tiranë, Korçë, Fier ku maskat arritën të grabisin shuma të konsiderueshme parash.
Në reagimin e tij të pak minutave më parë, ai shprehet se grabitjet po ndodhin në kohëra të favorshme për krimin në një kohë kur qeveriset me krimin.
Reagimi i Enkelejd Alibeaj:
3 grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur një javë në Shqipëri. Ngjarje të rënda, që tregojnë se cdo ditë e më shumë krimi fiton terren, dhe rendi bie. Në mes të ditës, në Tiranë, Korcë dhe Fier, maskat ia kanë dalë të godasin, të marrin paratë e të zhduken në drejtim të paditur. Këto kanë qënë kohë të favorshme për krimin. Krimi sjell krim, dhe kur qeveris me krimin, kur jep garanci e letra rekomandimi për bandat, atëherë i jep krahë grabitësve, trafikantëve, maskave.
(XH.A/SHUPLAKA)