Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj priti sot në një takim ambasadoren e OSBE/ODIHR Clarisse Pasztory. Alibeaj e priti ambasadoren në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputeti i siguroi ambasadores se për Partinë Demokratike, reforma zgjedhore është me mjaft rëndësi dhe përbën prioritet kryesor i cili duhet të jetë gjithpërfshrës dhe transparent për të gjithë shqiptarët.
Në postimin në Facebook, Alibeaj shton se e ka falenderuar Znj. Pasztory për prezencën e OSBE/ODIHR dhe ndihmën e saj në reformën zgjedhore.
Postimi i Alibeaj në Facebook: