Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e Ora Neës, ka thënë se qeveria synon që të sabotojë që në fillesë procesin e Vettingut.
“Dilema e madhe që e zgjidhi Gjykata Kushtetuese, procesin e Vettingut do ta bëjnë personeli dhe organet e Vettingut apo do ta bëjë Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, Drejtoria që është pranë Kryeministrisë apo ibnstrumenta të tjerë të policisë së Shtetit apo Ministrisë së Brendshme.
Tendenca e qeverisë është që procesin e Vettingut të mos e lërë në dorë të organeve të Vettingut, prandaj nuk u jep staf, prandaj ua ul nivelin e pagave. Kam përshtypjen që do të jetë kështu. Pa vendosur në mënyrë energjike një hendek ndaj kësaj strategjie të qeverisë për ta sabotuar që në momentin e parë të fillimit të procesit të Vettingut unë shpresoj që edhe 95% e shqiptarëve do të zhgënjehen”, th ai.
(S.SH/Shuplaka)