Në faqen zyrtare të PD-së, në facebook që menaxhohet ende nga Enkelejd Alibeaj, është postuar një status për zgjedhjet që po zhvillohen brenda partisë në qarkun e Beratit.
Në reagim thuhet se po ndërmerrej një proces përjashtuar ndaj demokratëve që kishin kontribuar për vite brenda partisë dhe se në vendin e tyre po zgjidheshin ish funksionarë të LSI-së.
Reagimi i Plotë:
Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij?, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese.