Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar analisti Red Varaku për të folur mbi zhvillimet më të fudit në selinë blu, duke marrë shkas edhe nga tërheqja e grupit të Alibeaj për statutin e PD.
Varaku tha se kjo është një terheqje taktike nga ana e Alibeajt por shtoi se nuk ka asnjë vullnet nga të dyja palët në PD që të bashkohen dhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.
Ndër të tjera Varaku tha se ajo çfarë po ndodh në kampin blu reflektohet në qëndrimet e qytetarëve.
Varaku: E shoh një tërheqje taktike nga ana e zotit Alibeaj, ajo që vë re është se nuk shoh vullnet nga palët për bashkim apo bashkëpunim për zgjedhjet lokale. Kanë qëndrime të ndryshme, në kuptimin politik nuk ka vullnet për bashkim.Sa u përket këtyre lëvizjeve që bëjnë jehonë, dua të them janë lëvizje që secila nga plët e përdor në funksion të axhendës së vet. Po shkojnë të dyja në korsi të ndryshme.
Nuk ka ku të shkoj situata më e agravuar, 8 janari ishte kulmi i agravimit. Situata pas 8 janarit ka qenë ai momenti i materializimit të ndarjes. Palët i shoh të ndara, pa asnjë lidhje.
Lëvizja e Salianjit e kam parë si një përpjekje. Nuk shoh pavarësisht përpjekjeve taktike mundësi bashkimi, më shumë një mundësi asgjësimi të palës tjetër. PD vazhdon të mbetet e izoluar, asnjë personalitet nuk ka shkair në selinë. PD është futur në një stinë dimri të acartë që uroj ti mbijetojë. PD është në një situatë e cila reflektohet në qëndrimet e qytetarëve, kemi largim masiv.
Mazhoranca i ka kapur të gjitha pushtetet, ka oligarkinë ekonomike dhe politike të Shqipërisë.
Discussion about this post