Astronautja e parë britanike, Helen Sharman ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar jo pak çudi tek njerëzit. Për herë të parë, ajo ka pranuar se alienët ekzistojnë dhe ndodhen në tokë, por sipas saj, jemi ne njerëzit që nuk i shohim dot.
“Alienët ekzistojnë, nuk ka mënyrë tjetër. Ka miliarda yje në univers dhe ka forma të ndryshme të jetës. A janë ata si ju dhe si unë? Ndoshta jo. Është e mundur që në këtë moment të jenë këtu dhe ne nuk i shikojmë dot”, u shpreh astronautja britanike në një intervistë për revistën “The Observer”.
Helen Sharman është astronautja që u nis në hapësirë në vitin 1991 si pjesë e një projekti sovjetik dhe qëndroi 8 ditë në stacionin hapësinor ‘Soyuz TM-12’ përpara se të kthehej në tokë. Që prej këtij viti, Sharman nuk ka marrë më pjesë në misionet hapësinore.