10:42 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lazarati prej orësh pa energji elektrike, reagon áshpër Aliko: Do të përballen me një reagim të fortë nga komuniteti

22:42 | 21/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ ”Qytetarëve iu ka vajtur ku nuk mban më”, kërcënon Dasho Aliko: Do i pengojmë zgjedhjet me çdo çmim!

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Gjirokastër Dasho Aliko ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me një problem që sipas tij po shqetëson disa qytetarë të qarkut Gjirokastër.

Aliko shkruan se prej më shumë se gjashtë orësh banorët e Lazaratit u është privuar mungesa e energjisë elektrike. Ndërprerja e korrentit ka ndodhur pa asnjë paralajmërim paraprak ndërkohë që banorët po kërkojnë sqarime konkrete nga OSHEE Gjirokastër.-shkruan Aliko.Teksa i bën thirrje OSHEE-së për të rikthyer energjinë në këtë zonë Aliko paralajmëron se do të përballen me një reagim të fortë nga komuniteti që buron nga e drejta e tyre për të qenë të barabartë me të gjithë banorët e zonave të tjera

Postimi i plotë

“Prej më shumë se gjashtë orësh, banorët e Lazaratit u është privuar mungesa e energjisë elektrike. Ndërprerja e korrentit ka ndodhur pa asnjë paralajmërim paraprak ndërkohë që banorët po kërkojnë sqarime konkrete nga OSHEE Gjirokastër. Kjo e fundit deri më tani nuk po jep asnjë lloj spegimi për këtë mungesë e cila përkthehet si persekutim ndaj një komuniteti mijëra banorësh që i’u privohet energjia në banesat apo dhe bizneset që funksionojnë në këtë pjesë të Gjirokastrës. Si kryetar i PD Gjirokastër, denoncoj këtë veprim persekutues dhe të papërgjegjshëm prej autoriteteve vendore të OSHEE e cila mesa duket po fillon zbatueshmërinë e një skenari që kërkon të destabilizojë situatën në këtë fshat dhe provokojë banorët paqësorë.

Kujtoj këtu që veprime të tilla cënojnë jetën sociale në fshat dhe dëmtojnë dukshëm aktivitetin e përditshëm. Kërkoj nga drejtoesit vendorë të OSHEE spegime për këtë veprim të papërgjegjshëm me tipare persekucioni politik ndaj banorëve të Lazaratit, pasi njihet orjentimi oponent i tyre karshi qeverisë aktuale që ka shtënë të gjitha institucionet në një dorë të vetme.

Padyshim që një veprim i tillë ka prapavijë politike dhe ndërmerret në një kohë kur zemërata dhe urrejtja ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës ka arritur kulmin edhe në Gjirokastër pas zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

Së fundi i’u bëj thirrje edhe një herë drejtuesve vendorë të OSHEE Gjirokastër të rikthejnë me urgjencë energjinë e munguar për Lazaratin pasi në të kundërt, do të përballen me një reagim të fortë nga komuniteti që buron nga e drejta e tyre për të qenë të barabartë me të gjithë banorët e zonave të tjera të Gjirokastrës ashtu sic janë po aq të barabartë edhe në likujdimin e energjisë së konsumuar.

Kryetari i PD Gjirokastër- Dasho Aliko.

Etiketa: DASHO ALIKOoshee gjirokaster
Pas

“Kënaqen kur vríten shqiptarët”, Meta bën deklaratën e papritur: Jam objektiv i disa gangsterëve lokalë e ndërkombëtarë, nuk provokohem

Para

Hashim Thaçi: Nëse e thotë Gjykata Kushtetuese, jap dorëheqjen

Para
Hashim Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës

Hashim Thaçi: Nëse e thotë Gjykata Kushtetuese, jap dorëheqjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhduket 75-vjeçari në Korçë, bashkëshortja: U largua nga banesa…

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës! Policia: 5 shtetas të përfshirë në ekzekutimin e të riut, identifikohen shtetasit që kanë siguruar kushtet për…

Mbërrin në Sarandë anija luksoze “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.