Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për 5 të akuzuarit e grupit të ‘zjarrit’ që kundërshtuan policinë në aksionin antikanabis në 2014.
Pak minuta më parë, njëri nga të akuzuarit Arbion Aliko, në momentin që ka bërë mbrojtjen ka shpërthyer në akuza kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Aliko tha se Tahiri e shiti drogën e Lazaratit tek trafikantët.
Gjykata ka dhënë 13 vite burg për Arbion Alikon
11 vite burg për Gurgaz Skënderin
10 vite burg për Alfred Prokon
10 vite burg për Erik Skënderin
8 vite burg për Beqo Brahimin.
(F.G/Faxweb)