Doktor Ilir Alimehmeti foli në një lidhje me skype me moderatorin e emisionit Natë me Xhaxhiun në Fax News ku tha se informacionet janë më të detajuara se 5-6javë më parë mbi koronavirusin, mbi bazën e të cilave kupton se çfarë duhet bërë.
Gjatë intervistës me moderatorin Rezear Xhaxhiu, ai përsëriti disa herë se masat duhen lehtësuar gradulisht, ndërsa si argument përdori një sërë faktorësh që përfshijnë kapacitetet spitalore, shtimin e gjurmimeve dhe përdorimin e teknologjisë.
Në këtë kontekst, doktori sqaroi se janë zënë sot vetë minimumi i shtretërve në dispozicion për personat me koronavirus, duke vijuar më tej se ashpërsimi i masave vjen në varësi të kapaciteteve për të përballuar.
Alimehmeti komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama si dhe ka treguar edhe opsionin nga mund të jetë nisur, kur tha javën e kaluar në Kuvend se nëse nuk do të ishin marrë masat dhe zbatuar me rigorozitet, numri i viktimave do të ishte 18 mijë persona.
“Para 5-6 javëve informacionet mbi virusin i kishim të limituara dhe e panjohura përbën frikë. Masat që morëm ishin ndër më të rreptat në Europë. Italia mbërriti në 500 viktima para se të merrte masa. Çelsi i suksesit është informacioni, në bazë të tij fillon e kupton se çfarë duhet të bëjmë. Është një sëmundje të cilës deri tani i kemi parë anën më të keqe të mundshme. Shohim vetëm rastet e rënda dhe raportojmë vetëm vdekjet. Ju e keni parë që të gjitha shtetet nuk e kanë të mundur të testohen të gjithë qytetarët apo shumica e tyre. Infektivistët thonë se një në 10 persona u është vënë diagnoza.
Xhaxhiu: Qeveria është në diskutim për të shtyrë gjendjen e fatkeqsisë natyrore, a mund të heqim paralele mes fazeve që kaloi virusi në Kinë dhe fazave që po kalon në Shqipëri? Në cilën fazë ndodhet Shqipëria sot, të karantinimit apo të trajtimit të specializuar?
Alimehmeti: Për sa i përket Kinës kemi një informacion, ata e kanë ndarë në zonë e Ëuhanit në 5 faza veprimtarish. Kjo faza ku ndodhemi ne për ata është faza e pestë dhe ne po kalojmë në fazën 4. Por kjo nuk është faza e 4. Faza 4 do të thotë të shkosh dhe të gjesh në detaj çdo të sëmurë, të kesh një survejancë inteligjente ndërsa ne në 2020 nuk e kemi këtë zhvillim. Jo të gjitha zonat janë të prekura njësoj. Pak mbi fazën 4, Kina koficentin e famshme R zero pak mbi një. Ne kemi një koficent pak mbi 1. Për ta bërë këtë 1 duhet të jemi agresiv dhe duhet të bëjmë mbrojtje të rrepte, mendoj se ka ardhur momenti të hidhemi në sulm.
Xhaxhiu: Duket sikur jemi në një mënyrë konstante me shifrat, a ka një realitet tjetër që ne nuk e dimë, jo për fajin tonë, por mund të jetë i fshehtë?
Alimehmeti: Ndoshta këto numra janë koha maksimale që kanë grupet në terren, mbase nuk kanë mundësi për të zbuluar më shumë. Një indikator është mbi testet e kryera dhe përqindja. Nëse testet e kryera janë mbi 10 përqind, cilësia e gjurmimit është e lartë. Por kur cilësia është e lartë për rastet që u kap, por çfarë ndodh kur nuk kapet? Testimi i popullatës brenda 10 ditësh nuk bëhet dot, por është edhe një formë tjetër më e ngushtë që mund të jetë një lagje e tërë që i nënshtrohet testimit, dhe që ka informacion, kjo do ti afrohej shifrës së saktë. E dyta është prova e anti-trupave për të kuptuar sa popullatë ka rënë në kontakt me virusin. Do presim të shikojmë në vijim se sa do dalin pozitiv nga testet. Nëse na del një % 10-15%, popullata e përgjithshme nuk mund të jetë në këtë shifër por më pak.
Neve do të na vinte shumë për mbarë përdorimi i teknologjisë, kush ka simptoma përmes sistemit të lokalizimit ne e kemi më të thjeshtë, nëse kemi një qytezë me shumë raste dhe qyteti i madh nuk ka raste, nuk ka sens të bllokohet njëri prej qyteteve, për këtë na ndihmojnë mjetet teknologjike. Popullata e Kinës e uli me 81% ndërsa amerikanja vetëm në 30-40%.
Xhaxhiu: Rama tha se do të kishim 18 mijë të vdekur nëse nuk do ishin marrë masat, hyn tek historia e frikës, si e shikoni këtë ‘profeci’?
Alimehmeti: Mendoj se ky virus ishte shumë i ngjashëm me Sars1, shumica e projeksioneve janë ngritur duke u bazuar aty. Ai kishte një vdekshmëri shumë të lartë. Nëse janë përdorur këto projeksione do të flisnim për një shifër apokaliptike. Ndërkohë që shifrat sot janë shumë larg nga 8% i Sars1 apo Mers që e ka shumë më lart vdekshmërinë. Nëse janë bazuar këtu është e justifikueshme.
Kemi ardhur në momentin që e njohim më mirë sëmundjen, po bazohem tek një studimi Harvardit, ku thotë se këtu është fillimi i lehtësimit të masave. Qartësisht ne jemi nën këtë prag që ndodh në disa vende të tjera dhe duhet të nisë lehtësimi i masave. E vetmja mbrojtje ndaj tij është imuniteti i popullatës. Gjithë eleganca e masave dhe lehtësimit të masave qëndron që në vijë të parë të jenë personat aktiv, të fortë dhe të rinj. Moshat deri në 50-vjeç pa sëmundje të tjera në mënyrë që këta të shërbejnë si kamoflazh ndaj personave të tjerë që mund të jenë në 30%.
Xhaxhiu: Merkel ka thënë që të mos jemi të sigurt për asnjë sekond dhe se ky është vetëm fillimi, mendoj se ka informacion për këtë parashkikim?
Alimehmeti: Patjetër që ky është vetëm fillimi dhe do vijojë pa asnjë diskutim. Por duhet gërshetuar edhe me aspekte të tjera politike dhe ekonomike. Por nga pikëpamja shëndtësore duhet të nisin lehtësimet më shumë kujdes në dinamikë se si do të eci situata. Sa përqind e shtretërve janë të zënë dhe ky është indikatori, ne sot kemi numër shumë të vogël shtretërish të znë,, pashë sot që jemi në përdorim minimal të kapaciteteve sapitalore, me sa di vcetëm 6 ose 7 shtretërjanë të znën nga 167 që janë kapacitetet. Për këtë duhet llogaritur sa janë kapacitetet që përballojmë, duhen lehtësuar masat që nëse shtohen rastet dhe ofrohen drejt kapaciteteve të shtretërve duhen rishtrënguar masat. Mundësia për takapur rastin në ditën e dytë është 12% ndërsa rreth 50% është nëse e studiojmë në ditën e 5
Xhaxhiu: Ka dy nëndarje të Covid-19, ne jemi goditur nga nënshtresa më e lehtë, duke qenë se jemiafër Italisë?
Nëse në Itali do të jetë L dhe S, nuk mund të jemi ndryshe. Ka të bëjë edhe me popullatën. Popullata jonë është shumë më e re se popullata italiane, dhe popullata jonë ka qenë më e ekspozuar ndaj viruseve dhe baktereve, mjafton të kthehemi pas në kohë. Mjafton të shikoni edhe diferencat në veri dhe jug të Italisë. Krahas kësaj janë edhe masat, këtu u mbyllën shkollat që në rastin e parë që u konstatua, ndërsa në Itali nuk ndodhi kjo. Tek ne luajnë rol të rëndësishëm karakteristikat e popullatës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)