Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti i është bashkuar tryezës së tretë të PD për daljen e vendit nga kriza. Alimehmeti tha se kriza i ka prekur të gjithë shqiptarët në mënyra të ndryshme ndërsa shtoi se të gjithë duhet të punojmë nëm mënyrë që fëmijët ta shohin të ardhmen në vend dhe jo jashtë shtetit.
Rikujtojmë se nesër PD ka thirrur në një protestë të gjithë qytetarët në orën 19:00 para kryeministrisë ndërsa u ka bërë thirrje që t’i bashkohen kundër kësaj qeverie, që sipas Berishës ka rrënuar xhepat e shqiptarëve.
Alimehmeti: Ne jemi këtu besoj unë sot për t’u lidhur në një besë njëri me tjetrin, që po bashkëpunojmë sot, do jemi nesër atje por për të vazhduar punën pasnesër e më pas se të gjithë ne jemi të prekur në mënyra të ndryshme e kjo duhet të ndodhi pa pas hatermbetje para disa diteve, javeve e muajve.
Jemi nga sot e e pare duke parë një situatë që ne na duhet e ardhmja e fëmijëve tanë që të shkollohen, arsimohen, rriten e të qëndrojnë këtu nesër mos e shohin të ardhmen jashtë.
Na duhet e drejta e siguria e jetës dhe pronës. Na duhet problemi i rritjes së çmimeve, ne nesër do jemi për ato liritë e të drejtat tona dhe për liritë e të drejtat e atyre që nuk do dalin.