Kompania ajrore “Alitalia” duket se po shkon drejt falimentimit të saj pasi punonjësit refuzuan planin e rikonstruktimit. Flitet se kompania kryesore e fluturimeve ajrore italiane do kërkojë nisjen e procedurave formale për të shpallur falimentimin.
Javën e kaluar, punonjësit e saj refuzuan planin e shkurtimeve nga puna dhe uljes së pagave që shiheshin si një plan i cili do të sillte fonde të reja për kompaninë ajrore duke shmangur falimentimin e saj.
Gjatë 10-vjeçarit të fundit, “Alitalia” mori më shumë se 7 miliardë euro nga shteti për mbulimin e borxheve, por si pasojë e mungesës së mbështetjes së mëtejshme, avionët e saj rrezikojnë të ndalin fluturimet.
Tregu i të ardhurave për këtë kompani ra në 18% në 2015-ën nga 23% në 2008-ën, ndërsa numri i pasagjerëve ra nga 30 milionë në 23 milionë në një dekadë. Duke pasur parasysh kostot e tij të lartë, kompania ka luftuar për të konkurruar me linjat ajrore me kosto të ulët në rrugët e shkurtra.
Megjithatë për një periudhë kohe të pacaktuar fluturimet do të vazhdojnë, ndërsa administratorët do të shohin mundësinë për të ndryshuar fatin e saj.
(XH.A/SHUPLAKA)