Është bërë i njohur identiteti i një prej shqiptarëve, të cilët ndoqën një të ri nga Gana dhe e rrahën brutalisht duke e lënë të plagosur.
Një prej treshes sulmuese që goditi afrikanin, ishte edhe Alket Bafti, i njohur për aktet e dhunës. Tre vjet më parë, ai qëlloi një maroken në një bar në Piacenza, duke e plagosur në këmbë, ngjarje e ndodhur për arsye xhelozie.
Teksa afrikani përfundoi në spital me plagë në fytyrë, policia arrestoi autorët. Fillimisht, si të arrestuarit edhe viktima nuk sqaruan arsyet e incidentit.
Ai ishte dëbuar nga Italia disa herë, por gjithnjë ishte rikthyer si emigrant i paligjshëm.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë një bashkëpunimi midis karabinierëve, Interpolit dhe policisë shqiptare. Bafti, i cili ndërkohë kishte krijuar gjashtë identitete false, u arrestua në fillim të korrikut në Lingen në Saksoninë e Ulët.