Mund të tingëllojë e pabesueshme po moderatorja Alketa Vejsiu duket se është në nisje të një aventure të re televizive. Nëse prej viteshajo ka bërë emër në ekranin e Tv Klan me spektaklet që ka drejtuar, një tjetër sfidë duket në horizont për të.
Alketa duket se ka vendosur të largohet për të nisur punë në një televizion italian, atë të “Mediaset”, edhe pse nuk dihet nëse projeti do të nis tani apo në një kohë të mëvonshme.
Ka qenë Vera Grabocka që ka njoftuar për këtë të re nga Alketa, me anë të një postimi në Instagram ku moderatorja dhe producentja shfaqet në ndërtesën e “Mediaset”. “Paç fat”, i shkruan Grabocka.
Dy bashkëpunueset nuk kanë zbuluar detaje të tjera për programin.Krah postimit nuk kanë munguar urimet e emrave të njohur të ekranit si Valbona Selimllari, Roza Lati, Rudina Dembacaj, etj. Seçfarë po përgatitet nuk dihet ende, por komentueset zbulojnë se Alketa është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj.
Vetë Alketa nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj, po mesa duket kërkon që të na e lërë surprizë deri në minutat e fundit.
(E.K/FAXWEB)