13:13 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

RRËSHQITJET e Lefter Allës/ Pse e mbajti në ‘’kurriz’’ shantazhin me video të montuar kur e dinte prej një viti

14:04 | 23/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
RRËSHQITJET e Lefter Allës/ Pse e mbajti në ‘’kurriz’’ shantazhin me video të montuar kur e dinte prej një viti

Lefter Alla prej dy ditësh është emri më i lakuar në çdo media apo portal, edhe pse drejton një qytezë të vogël si Bulqiza, me interesa të jashtëzakonshme për nëntokën e saj, e ku kryqëzohen fatet e shumë biznesmenëve.

Fakti është i thjeshtë: Gazetari Artan Hoxha pas disa paralajmërimeve për ekzistencën e saj, publikoi një video në të cilën Alla shihej duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali.

Të paktën ky është pretendimi i gazetarit, i cili në çdo dalje televizive ka mbrojtur me forcë vertetësinë e videos, edhe pse sigurisht nuk ka pranuar që të japë asnjë të dhënë mbi burimet e saj.

Kjo video padyshim që u komentua dhe nga Partia Demokratike, e cila gjeti rastin që të kërkonte ‘’kokën” e kryebashkiakut të gjashtë të 30 Qershorit, pas atyre që ka denoncuar se i kap ligji i dekriminalizimit, dhe që kanë fshehur dënime të mëparshme në Itali.

PD deklaronte se kokaina është një standard i njohur i Edi Ramës, dhe është modeli i vetëm që përfaqëson qeverisjen e tij.

Dhe kur të gjithë prisnin reagimin e vetë Allës, ndoshta dhe një shfajësim nga ana e tij, deklarata erdhi, por ajo ishte tërësisht mohuese, pasi sipas të mandatuarit të Bulqizës videoja ishte një montazh, i organizuar nga SHQUP-i, njësoj si në rastin Babale, ku u denoncua vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.

Në një tjetër reagim të bërë sot, pasi SPAK nisi hetimet ndaj tij kryesisht, Lefter Alla deklaron se është nisur drejt Tiranës ku do të ngrejë një padi ndaj Ervin Salianjit dhe një drejtuesi të një televizioni lokal, që sipas tij prej një viti e kanë mbajtur të fshehur këtë videomontazh, edhe pse vetë ai ishte në dijeni.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”, deklaronte sot Alla.

Ajo që nuk qendron në logjikën e Allës, është fakti që në rast se videoja do të ishte vërtetë shantazh, pse ai nuk ka ngritur më herët padi ndaj autorëve të saj, por priti që ajo të merrte dhenë në mënyrë që ti drejtohet prokurorisë.

Po ashtu mbetet e paqartë se pse Alla nuk ka ngritur padi në drejtim të gazetarit Artan Hoxha, i cili pranon se është disponuesi i videos, edhe më herët se deklaratat e Salianjit apo Partisë Demokratike që reaguan disa orë më pas se publikimi i emrit të Allës.

Ndërkohë që ajo që shton edhe më shumë pikëpyetjet, se po skenohet një ‘’puç” i dytë për Salianjin, për të cilin është kërkuar dënim në rastin ‘Babale”, është heshtja e zgjatur e PS-së, që jo vetëm nuk kanë kërkuar zbardhjen e videos, po duket se po marrin kohë për të kryer kundërsulmin.

Të gjitha reagimet e deritanishme flasin për një faj moral të Allës, nëse video vërtetohet, ndërsa sipas socialistëve ligjërisht ai mbetet i pastër. Por gjithçka mbetet për tu parë, veçanërisht pas deklaratës se Ulsi Manjës i cili kërkoi pezullim të kryebashkiakut Alla deri në përfundim të hetimeve.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Plasin komentet epike në profilin e Allës: O Lefter vazhdo rrugën vlla, mos harro t’i bësh me viza të bardha

Para

Padia e Allës, Salianji bën komentin epik: I pangopur me kokainë, po më ngatërron me Tan Hoxhën

Para
Padia e Allës, Salianji bën komentin epik: I pangopur me kokainë, po më ngatërron me Tan Hoxhën

Padia e Allës, Salianji bën komentin epik: I pangopur me kokainë, po më ngatërron me Tan Hoxhën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

LAJMI I FUNDIT/E zuri poshtë masivi i dheut, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.