Lefter Alla ka lajmëruar se është nisur drejt Tiranës për të hapur procedim penal ndaj Ervin Salianjit për videon e publikuar ku kryebashkiaku i Bulqizës shihet duke thithur kokainë, por që ky i fundit është shprehur se është montazh.
Ndërkohë, në reagimet e tij në rrjetet sociale, ne kemi marrë disa nga komentet që kanë bërë ndjekësit e tij ku disa prej tyre e kanë mbështetur, disa kanë bërë ironi por ka edhe nga ata që I kërkojnë sqarime.
“Respekt Lefter ti vazhdo me angazhimet per te miren e komunitetit qe te vlersoj me mbi 70% te votave”, shkruan një qytetar, komenti i të cilit ka marrë këtë reagim nga një qytetar tjetër:
“ca thu ? Nuk ka fitu me 100% te votave ? ?Sikur nuk kishte kundershtar!”.
Një koment tjetër me sa duket vjen nga mbesa e tij, pasi i drejtohet me ‘dajë’ e cila thotë se të gjithë kanë nevojë për të dhe i ofron përkrahjen e saj duke thë se do i gjendet gjithmonë përkrah.
“Cfare do qe te thuhet per ty daja esht genjeshtre, pasi ne te gjithe e dime shume mire qe per cfare ke ardhur ne pushtet dhe e dime mire se ti je i afte te besh cdo gje ne te miren tone . Ne ditet e sotme na ka mbuluar urrejtja , egoizmi dhe zilia . Ti do vazhdosh te ecesh perpara pasi ne te gjithe kemi nevojë per ty . Do jem gjithmon perkrah teje , cfaredo qe te ndodhi . Do jesh gjithmon me i miri . ❤❤❤❤❤❤❤”, shkruan ajo.
Një komentues tjetër nuk e ka hallin as tek skandali me kryebashkiakun, as nëse video është reale apo montazh, por diku tjetër:
“Thua valle ky eshte problemi me i madh i Shqiperise? Thua valle Shqiperia nuk u aprovua ne BE per kete video? Thua valle familjeve shqiptare nuk u jane vleresuar shtepite prej demeve te termetit per shkak te kesaj video?
Kushdo e ka publikuar (montazhuar?) kete video Bravo keni bere nje pune madheshtore ?
Keni publikuar nje video qe e terheq vemendjen e politikes nga hallet tona te “shkreteve” tek video aspak zhvilluese dhe zgjidhese te problemeve tona ??
Ne calojme nga A-Zh ju i nxirrni bishta Betas ?”
Dikush tjetër ironizon duke thënë:
“Te begatofte i madhi Zot! Ti je nona e Bulqizes! Ata shpifin per ty sepse u vjen inat ngaqe nuk mund te blejne aq shume kokaine sa ty. Jazek u qofte! Lum ne per kryetarin tone!”
Qytetari tjetër thotë se këtë çështje e zgjidh testi i drogës por që ka marrë një përgjigje ironike nga një ndjekës tjetër:
“Nuk e kuptoj pse jeni kaq të shqetësuar……. një test antidoping publik do të qetësojë ç’do gjë…… edhe ndërgjegjet e të revoltuarëve do të rehatoheshin për të zgjedhurin ose kundërshtarin e tyre”.
“Bedri Çera me bo testin ky robi i del gjaku bardh e zi se esht tu pi kokaine e topi nuk e lun… Montazhet kuptohen kollaj kjo esht reale fare”.
“O shoku thuj mo vlla e pi per qef me raste jo perdit ku e ke problemin puna jote esht !”, shkruan dikush.
Ndërsa një tjetër e këshillon të vijojë rrugën, por ka një këshillë për ‘vizat e bardha’:
“O lefter vazhdo rrugen vlla, mos harro qe rruget ti besh me viza te bardha ???”
Qytetari tjetër uron që video të mos jetë e vërtetë por në të kundërt sipas tij “haram të qoftë karrikja e PS” teksa ka marrë një përgjigje epike nga një ndjekës tjetër.
“Kryesorja eshte qe ty te mos e kesh perdor
Neqofetse eshte montim ty te rrisin vleren
Un uroj qe ty te jesh nje kryetar i sukseseshem neqofetse je siq thot pd tu haram te qofet karrikja e PS
Ne partin socjaliste nuk duhet te ket drogagji
Shpresoj qe ty te kesh gjith cilesit e mira”
(F.GJ/FAXWEB.AL)