06:31 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lefter Alla përfundon deklarimin në SPAK, çfarë tha për gazetarët (VIDEO)

18:40 | 23/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lefter Alla përfundon deklarimin në SPAK, çfarë tha për gazetarët (VIDEO)

“Kemi kohë të bisedojmë herë tjetër. E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”- kjo ishte deklarata e vetme që tha Lefter Alla teksa doli nga SPAK, pas insistimit të vazhdueshëm të gazetarëve, për videon ku pretendohet se ai po konsumon lëndë narkotike në një lokal.

Ndërkaq avokati i tij, Petrit Isamili, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Allës në SPAK, u shpreh se nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por ngjarja pritet të qartësohet:

“Nuk dha asnjë deklaratë. Pritet të sqarohet. Video shihet se është montazh.”- u shpreh ai, ndërkohë që nuk dha më tepër shpjegime në lidhje me pretendimet e palës mbrojtëse.

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është bërë tema kryesore e debateve politike, pas daljes së një videoje ku mendohet se është pikërisht ai duke marrë drogë, mësohet se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për të verifikuar çdo detaj mbi çështjen.

Por çfarë parashikon ligji për rastet kur konstatohen veprime të tilla si ai i kryebashkiakut?

“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, shkruhet në nenin 283 t Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Ened Nakuçi është prokurori i çështjes ndërsa pritet mbledhja e provave dhe dëshmive për të arritur në një version zyrtar të rastit në fjalë.

Deri më tani, Alla e ka mohuar akuzat duke e konsideruar videon si të montuar ndërsa nga hetimet pritet të zbulohet se cila nga pikat e ligjit mbi drogërat ka abuzuar kryebashkiaku.

Nuk dihet nëse do të kërkohet shkarkimi apo pezullimi nga detyra e tij në rastin kur akuza të tilla provohen nga SPAK si dhe nëse është kompetencë e këtij organi marrja e një vendimi të tillë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Ened Nakuçilefter alla
Pas

“Keqardhje për rënien me 7 vende të Shqipërisë”, zyra e OSBE bën thirrjen e fortë ndaj klasës politike

Para

Këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika, cila është arsyeja?!

Para
Këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika, cila është arsyeja?!

Këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika, cila është arsyeja?!

Discussion about this post

Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.