10:10 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Allegri iu jep fund polemikave: Kam ende se çfarë të fitoj me Juventusin

12:24 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Allegri iu jep fund polemikave: Kam ende se çfarë të fitoj me Juventusin

I tunduar për “Shtëpinë e Bardhë” të futbollit? Jo, Allegri duket se i premton besnikëri fshatit Continassa, i përfshirë në projektin më madhor të Juventusit për kompleks stërvitor. Teknikut të bardhezinjve nuk i intereson aventura spanjolle, pasi ndihet mirë në Torino.

Reali e kishte kontaktuar për ta kërkuar si zëvendësues të të dorëhequrit Zinedine Zidane, por trajneri livornez i ka kthyer tashmë një përgjigje: Jo, faleminderit.

Ndoshta për besnikëri ndaj Juventusit, me të cilin ka nisur të projektojë sezonin e ardhshëm dhe për të cilin ka refuzuar edhe shumë klube të tjera më herët. Ndoshta për arsye ndjenjash apo stimujsh, sepse Allegri është i bindur se në Torino mund të fitojë ende.

Max e konsideron Juventusin si shtëpinë e tij dhe gëzon besimin maksimal të stafit drejtues të bardhezinjve, që e mbrojti aq shumë në fillimet e tij në Vinovo mes skepticizmit, e që e ka mbështetur gjithmonë në momente të vështira.

Mediet spanjolle e rendisin ende si pretendentin kryesor për Realin, por miqve të tij, ai iu është rrëfyer se dëshiron të punojë edhe më tej me bardhezinjtë.

“Sulmi” i Realit nisi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perezit, e me të cilin Allegri ka ruajtur raporte të shkëlqyera edhe pas eksperiencës te Milani. Pavarësisht tundimit nga oferta për të drejtuar stolin e “Los Blancos”-ve, ai duket se ka gjetur mjedisin e duhur dhe të përshtatshëm në Torino.

Max ka refuzuar edhe propozime nga Arsenali dhe Paris SG, vetëm e vetëm për të vijuar “mbretërimin” e tij te Juvja, e për të njëjtin motiv duket se ka refuzuar edhe Realin. Duke qenë se nuk i adhuron “dashuritë e përjetshme”, ai gjithnjë ka menduar se një cikël do të duhet të zgjasë të shumtën 3-4 vite. Por te Juvja duket se gjithçka është ndryshe. /Top Channel

Pas

Xhesika Berberi ‘kryqëzohet’ nga fansat, nuk është vajza më ‘hot’ e show bizz-it shqiptar (Foto)

Para

Çfarë po ndodh me ‘vajzat’ e Ermalit? Edhe Kejvina mund të largohet nga programi

Para
Çfarë po ndodh me ‘vajzat’ e Ermalit? Edhe Kejvina mund të largohet nga programi

Çfarë po ndodh me ‘vajzat’ e Ermalit? Edhe Kejvina mund të largohet nga programi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.