Pak ditë më parë nga mediat turke u dha lajmi se Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti ishte gëzuar shumë kur kishin marrë lajmin e ëmbël nga një kontroll rutinë në spital, ndërkohë që Almeda u tregua shumë e hapur me mediat, duke mos e mohuar lajmin.
Modelja shqiptare u shpreh shumë e lumtur që do të bëhet nënë dhe ditën e djeshme bukuroshja ka zbuluar edhe gjininë e foshnjes që mban në bark.
Almeda dhe Tolgahan do bëhen me djalë. Çifti ka mbajtur një festë me familjarët dhe miqtë e disa foto e video nga festa i ka postuar Almeda e cila shkruan në një prej postimeve: “Është djalë”, dhe kjo kuptohet dhe nga ngjyra blu e tullumbaceve që mbajnë të afërmit e çiftit.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post