Kreu i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve politik, Nebil Çika, ka qenë pasditen e sotme i ftuar në studion e lajmeve të televizionit Faxnews, ku ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur Uran Kostreci.
Çika u shpreh se Kostreci ka qenë kampioni i qëndresës antikomuniste, ku që prej vitit ’51 deri në 91-shin ka qenë ose i internuar ose i burgosur.
Teksa tergon lidhjen personale me të, Çika thekson se Kostreci kurrë nuk e ka shprehur me gojën e tij se u dënua kot, ai gjithmonë është shprehur hapur se ka qenë një kundërshtar i lindur i regjimit komunist.
“Urani ishte i veçantë në shumë aspekte. Unë përveç të qënit të përndjekur politik, kam pas fatin ta kem edhe mik të afërt. Ai ishte shumë më i madh se unë, pothuajse mosha e babait tim, ishte dhe bashkëvuajtës i babait tim.
Sa herë hapte telefonin thoshte: Ku të ka vllai ty! Kjo ishte shprehja e tij, dhe për mua është një humbje shumë e rëndë dhe në aspektin personal. Është kampioni i qëndresës komuniste, nga 51-shi që është arrestuar dhe deri në 91-shin, ka qenë ose në internim ose burg. Por kur nuk u qajt që u dënova kot. Një pjesë e të përndjekurve politik thonë se u dënuan kot pasi nuk bënë gjë, por ai nuk tha asnjëherë nuk bëra gjë dhe unë
“Unë isha një kundërshtar i hapur dhe i lindur i diktaturës komuniste”, kanë qenë fjalët e tij gjatë gjithë jetës.
I kanë arrestuar dhe të atin, ia kanë dënuar në Burrel me dënime të rënda dhe të gjata si anëtar të Ballit Kombëtar dhe ai është rritur si jetim me babin gjallë. Antikomunizmi i tij vinte nga familja”, tha Çika.