Mediat ruse kanë zbardhur detaje nga biseda telefonike mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Ajo ishte padyshim një nga telefonatat më të shumëpritura të historisë botërore. Poadyshim dy miqtë dhe armiqtë kanë pasur shumë për të folur mes tyre në një bisedë 50-minutëshe.
Kështu, sipas “Russian Today”, Trump dhe Putin kanë folur më shumë për një ngrohje të marrëdhënieve mes dy vende, si edhe për çështje të sigurisë globale dhe bashkëpunimit ekonomik dypalësh.
“Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bërë përpjekje të prekshme për të stabilizuar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin ruso-amerikan në një perspektivë konstruktive dhe reciproke”, tha një burim nga Kremlini për RT.
Gjithashtu, mësohet se biseda ka zgjatur rreth 50 minuta dhe tema kryesore ka qenë siguria nga terrorizmi, lufta ndaj ISIS-it dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, shkruan një e përditshme.
Pozitivja e bisedës ka qenë se Trump dhe Putin kanë shprehur vullnet për t’i çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel tjetër, më të ngrohtë se ai i mëparshmi.
Dy liderët shprehën gaditshmëri për të bashkërenduar aksionet ndaj Shtetit Islamik në Siri, thotë burimi i RT.
Para se të telefononte Putinit, Trump pati edhe një bisedë me Merkel për më shumë se 45 minuta nga Shtëpia e Bardhë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post