22:47 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Altetet e Ramës, Zheji sulmon Haxhiun: ‘Hall’ të madh do të kesh o mik se nuk e bën Batoni këtë, rri ca kohë pushim

10:39 | 25/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Altetet e Ramës, Zheji sulmon Haxhiun: ‘Hall’ të madh do të kesh o mik se nuk e bën Batoni këtë, rri ca kohë pushim

Artur Zheji ka sulmuar sot gazetarin Baton Haxhiu përsa i përket shkrimit të atleteve dhe stilit të veshjes së Ramës në Samitin e Triestes.

Sipas Zhejit një shkrim të tillë nga Batoni nuk e priste kurrsesi pasi sipas Zhejit ai i ka dalë në mbrojtje këpucëve të Ramës.

“E pra, pash Zotin!, Baton, si mundesh sot ti, Batoni i ironisë së hollë, të komentosh këpucët e Ramës dhe të marrësh nën mbojtje huqet e tij, deri në nivelin e këpucëve sportive me ngjyra apo pa ngjyra. 

Ndonjë hall të madh do të kesh o mik, o vlla! Se nuk do ta bënte një Baton pa ndonjë “hall”, këtë keqtrajtim publik të Batonit, në këpucëkomentimin e kryeministrit, që nuk i ka menduar këto punë kaq thellë sa ti. Ndoshta ka pasur ndonjë kallo që i dhimbte, apo edhe në ka apo ska kallo në këmbë, ti ke informacion esksluziv? Ka mundësi… ka mundësi… !…”, shprehet Zheji. 

Sjelllim në vëmendje që  dje Haxhiu botoi një shkrim  ku veshjen e Ramës me atlete ‘Adidas’ në një samit ndërkombëtar e shikonte si një simbol të refuzimit estetik që Rama i bënte elitës tradicionale të pushtetit burokratik.“Shumë pak nga bota shqiptare e kanë perceptuar refuzimin estetik të burokracisë dhe distancës higjenike që ka ndërtuar Edi Rama me sojin e elitës pushtetore klasike e tradicionale” shkruante Baton Haxhiu. 

SHRKIMI I PLOTË I ZHEJIT:

Lexova me tmerr shkrimin më të fundit të Baton Haxhiut dhe mendova se çpo ndodh në këtë vend. Batoni komentonte këpucët sportive të Ramës dhe merrte nën mbrojtje këpucët e kryeministrit, si artist dhe si estet demek. 

Ku dreqin e lexova, se mund të më kishte shpëtuar pa lexuar këto ditë vere… por ja ndodhi.
Këpucëkomentimi i kryeministrit, nga dashuria apo nënshtrimi, më duket një tregues për nivelin ku po rrokullisemi, në këtë greminë qesharake, që na largon nga besimi i njerzve. Këtë këpucëkomentim, mund ta bënte si mëkat fillimkariere ndonjë zonjushë e pamartuar apo ndonjë gazetarzog i sapo dalë veze, nën urdhër të pronarit maskara, por nga Batoni nuk e prisja kursesi.
Me Batonin njihem prej vitesh, madje kam derdhur lot të sinqertë, kur, në kohën e luftës së Kosovës, u hap lajmi i rremë që u vra nga serbët.

Dhe e kam përqafuar me dashuri vëllazërore kur e takova gjallë, në Tetovë, si emigrant lufte dhe e kemi gdhirë duke zbrazur gota mjerimi dhe duke bërë analiza të trishta, te klubi “B52”, për Kosovën që digjej dhe të ardhmen e panjohur.
I mërzitur por optimist ishte atëhere Batoni, por kishte dinjitet dhe bënte gazetën dhe lajme në kushte të vështira.
E pra, pash Zotin!, Baton, si mundesh sot ti, Batoni i ironisë së hollë, të komentosh këpucët e Ramës dhe të marrësh nën mbojtje huqet e tij, deri në nivelin e këpucëve sportive me ngjyra apo pa ngjyra. 
Sepse ashtu si more sëfundi nën shqyrtim këpucët, more në shqyrtim dhe mbrojtje edhe kanabisin që nuk ishte sipas teje, dhe ngite lart, edhe qeverisjen e dështueme 4 vjeçare 2013-2017 dhe ju vërsule gojëhidhur kundërshtarëve politikë të tij. Por hajt mo, kjo edhe haej deri diku. 
Por këpucëkomentimi, jo!
Dhe padyshim ai, këpucëkomentuari, ta ka hedhë dorën në qafë, sa herë që të takon, besoj me dashuri dhe me kunja të vrerosura, për ata, që e sulmojnë nga “xhelozia” dhe “cmira” dhe që nuk ja mirëkuptojnë këpucët snobe në Samitin e Triestes.
Nga ai Samit me këpucë sportive, Shqipëria doli duarbosh, por ti komenton këpucët dhe në këtë mjerim pa skaj, e krahason me Isa Boletinin dhe pisqollën e tij të famshme, të fshehur në brez në takimet e Londrës me kryeministrin britanik, një shekull e kusur më parë, për njohjen e Shqipërisë dhe të Kosovës, që atëhere në mendjet e shqiptarëve ishin një.
Hajte more ku je?!…
Ndonjë hall të madh do të kesh o mik, o vlla! Se nuk do ta bënte një Baton pa ndonjë “hall”, këtë keqtrajtim publik të Batonit, në këpucëkomentimin e kryeministrit, që nuk i ka menduar këto punë kaq thellë sa ti. Ndoshta ka pasur ndonjë kallo që i dhimbte, apo edhe në ka apo ska kallo në këmbë, ti ke informacion esksluziv?
Ka mundësi… ka mundësi…
Por, si në kohët e vjetra të vitit të largët 1992, kur ndenjëm ca herë sëbashku me Ibrahim Rugovën në Romë dhe me shallin e tij, sepse ai shall, mendoj se kish shumë më shumë kuptim se sa këpucët që ti merr sot nën mbrojtje, në emër të atyre kohëve pra Baton, ngrije stekën e gjykimit dhe të komentit pak më lart, vlla.
Nga mesi e lart, pra. Nga rrypi e deri te ndonjë vath, që kryeministrit mund ti teket ta vendosë në vesh, apo ndonjë pirs në vetull apo në hundë.
Dhe një këshillë: Pas shkrimit këpucëkomentues, rri ca kohë pushim, qoftë edhe në Qeparo apo Vuno, sa të harroet capak.
Dhe mos na trondit më kështu, se të duam ndryshe.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: artur zhejibaton haxhiu
Pas

Vrasjet në vend, Manjani: Shteti nuk ka zgjidhje ende, është përgjegjësi kryesor

Para

Itali, arrestohet muratori dhe nëna e tij fallxhore, ishin pjesë e rrjetit që trafikonte drogë nga Shqipëria

Para
Itali, arrestohet muratori dhe nëna e tij fallxhore, ishin pjesë e rrjetit që trafikonte drogë nga Shqipëria

Itali, arrestohet muratori dhe nëna e tij fallxhore, ishin pjesë e rrjetit që trafikonte drogë nga Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.