Altin Avdylaj, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol vo 4”, është shoqëruar në spital.
Burimet për “Faxweb.al” bëjnë me dije se ai është dërguar në spital pak ditë më parë. Sipas informacioneve, Avdylaj ka probleme me zemrën dhe vuan nga tensioni i lartë.
Burimet konfirmuan se Altin Avdylaj shoqërohet herë pas here për kontrolle më të specializuara. Kujtojmë që Altin Avdylaj ka kërkuar disa herë lirimin nga burgu, por gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tij.
Discussion about this post