Altin Dardha, kreu i një prej bandave më tërrezikshme në Berat, numëron të paktën 61 të vrarë nga arma e tij dhe në bashkëpunim.
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, ka treguar më shumë detaje rreth Dardhës, që u kthye në makthin e qytetarëve të Beratit, pas përplasjes së tij me bandën e Vakëfit.
“Ishte djalë i një mësuesi, nëna i punonte në kombinatin e tekstileve. Jetonte shumë thjesht, ishte një familje e mesme e Beratit. Ishte në shkollë të mesme për përpunim druri, në ndërrim të viteve filluan këto grupet e vogla në Elbasan. Dhe ky bashkohet. Pastaj babai e sjell në Tiranë dhe aty lidhet me bandën e Xhabaftëve dhe vjen nga Tirana në Berat dhe formon një grup të vogël banditësh”.
Gazetari shton se gjithçka ka nisur, teksa ai është dhunuar nga punonjës të policisë, pasi kishte ngacmuar mbesën e shefit të komisariatit.
“Ky e quante veten djali i bukur, nuk e di si futet ajo historia aty tek gjimnazi dhe vjen e merr njëherë policia. I kishte rënë në qaf mbesës së shefit të komisariatit. Dhe policia e çon në Lapardha dhe e rrahin. Policëve iu thotë, mirë po unë do rritem, do vij një ditë që unë do iu heq qafe juve. Ata rrih edhe ky thotë do iu heq qafe, e tërheqin pastaj me një kavo dhe ky në asnjë rast nuk iu bindet atyre. Kjo ka qenë ’93 dhe më pas bënë vrasjen e parë. Në ’97 mori peshë pastaj”, tha më tej gazetari.
Ndërkohë sipas gazetarit Poli Hoxha, Altin Dardha bënte vrasje dhe për nishan.
“Thoshte a vras dot këtë aq larg”, tregoi Hoxha.