21:38 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Altin Dumani meriton respekt”- Goditjet e zyrtarëve nga SPAK, Rama: I hymë detit në këmbë! Drejtësinë e pavarur, s’e solli Amerika dhe as BE-ja

09:38 | 17/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama publikon foton e diasporës me zarfin e votës: Po realizojmë premtimin

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt.

“Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik”, deklaroi Rama referuar hetimeve ndaj zyratëve dhe personazheve të krimit.

Kreu i qeverisë theksoi se i kanë hyrë detit në këmbë me reformën në drejtësi, ndërsa iu drejtuar qytetarit “mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”.

Ai shtoi se drejtësinë e pavarur nuk e solli as Amerika dhe as BE, por vetë ai dhe Partia Socialiste.

Edi Rama: Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.

Ke parë gjëra të kundërta me këtë. Ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë këtu. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film jo, në realitet këtu dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ke pasur këtu ti presidentë që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, janë provokuar vrasjen  4000 njerëzve duke nxitur popullin të fusin lekët në piramida. Vinin me armë edhe me ato murtajat që mbahen në krah këtu para Kryeministrisë për të marrë pushtetin, ca honxho bondo që sot duan të bëjmë Shqipërinë madhështore. Dhe s’ke parë prokuror ti thërrasë këta, deri para pak ditësh.

Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di ti që ai ka qenë prokuror në detyrë në vitet që flas, por atij nuk ia ke dëgjuar emrin, prokuror i përkushtuar, i ndershëm, por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë e ti thotë si i vrave 4 veta sepse nuk e kishte shpatën. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që hajde t’ju pyes çfarë ndodhi u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në televizor të thoshte ‘është një lavire”. Më përfytyron dot mua që të dal dhe të them që kush vjen këtu poshtë dritares do ta vras dhe më përfytyron dot që ta vras vërtet. Më përfytyron dot që të dalë Dumani e të çojë letra për të thirrur dhe unë të dal në Tv dhe të them ai është lavire.

Është e paimagjinueshme sepse ky që shihni këtu, bashkë me PS, e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët nuk e kanë parë që nga 1912. Sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë.

Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik. Këtë drejtësi e solli PS, me mua në krye. Do apo s’do, dhe nëse e hodhëm këtë hap e i hymë detit në këmbë, mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve.

Pas

Kosova në listën e BE si vend i sigurtë! Shanset për të fituar të drejtën e azilit janë të pakta, aplikimet e tyre do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar

Para

“Ore ia hoqën non gratën këtij bufit?”, Rama-komentuesit: Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97!

Para
PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama ironizion: Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për kodin e Da Vinçit

“Ore ia hoqën non gratën këtij bufit?”, Rama-komentuesit: Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97!

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.