I ftuar në ‘Fax News’ avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se Kryeprokurori do të jetë krahu i djathtë i Ramës, por ndryshe nga sa thotë opozita ai tha se Rama nuk e do Kryeprokurorin thjeshtë për çështjen Tahiri, por për të mbrojtur veten e tij dhe gjithë qeverinë.
Sipas tij ata që thonë këtë thjeshtë përpiqen ta zvogëlojë problemin. Goxhaj gjithashtu është treguar i ashpër me kreun e opozitës Basha, për të cili tha se është një tradhëtar në krye të opozitës, duke shtuar se ai e ka derën të mbyllur në SHBA dhe BE pasi ka lobuar me njerëz të gabur që nuk i dëgjon askush nga qeveria e SHBA-së.
Goxhaj gjithashtu edhe në lidhje me reformën në drejtësi u shpreh se ajo thjeshtë e ka përkeqësuar situatën pasi nuk mund të ketë një reform në drejtësi siç e do George Soros.
“Nuk duhet të jetë i asnjërës palë Kryeprokurori, reforma madje këtë synonte të bënte. Institucioni i Kryeprokurorit do të jetë dora e djathtë e Edi Ramës. Tahiri nuk është kaq i rëndësishëm se dosja e tij është në Prokurorinë Italine. Ata që thonë se Prokurorin po e merr për cështjen Tahiri po e zvogëlojnë problemin.
Loja se gjoja po e e merr për Tahirin nuk është e mirë se në këtë histori është Edi Rama dhe Olsi Rama dhe oligarkia sorosiane në pushtet. Si është e mundur gjithë ky agresivitet ndërtimesh në Tiranë, ku Tirana është plot me apartamente bosh. Ka rënë qeraja, ka rënë forca blerëse.
Ka rënë çmimet se ka rënë kërkesa. Atëherë si shpjegohet që ka kaq shumë kërkesë për leje ndërtimi. Askush nuk merret me Erion Velinë por merren me Vangjush Dakon. Fshihet fakti që Shqipëria nuk ka vetëm Saimir Tahirin. Ai shpëtoi se i vuri gjobë Erion Velisë, i tha unë nuk iki pa të marrë me vete.
Opozita ka heshtur në marrëdhëniet me qeverinë amerikane dhe me europianët. A dini gjë se a i është drejtuar Basha me letër SHBA-së dhe BE-së se po shkelet kushtetuta. Basha është pjesë e një marrëveshje më të thellë. Ai është një tradhëtar I opozitë.
Minimalja që duhet të bënte ishte kjo, ajo që bëri Monika javën e kaluar. Lajmi keq është se personat e imlikuar në pjesën e lobimit për PD-në janë persona që e kanë të ndërprerë cdo marrëdhënie me qeverinë amerikane pasi ata që ka paguar Basha janë jashtë loje. Grupi që ka paguar ai I ka humbur kontakete me qeverinë amerikane. Basha është i djegur. Vetëm se kemi Bashën kryetarë opozite ne I kemi humbur kontaktet me qeverinë amerikane.
Donald Lu ka të njëjtin fat si Arvizu. Lu-ja po punon për llogarinë e tij, Soros, Podestës, paratë e tij. Këta kanë humbur rolin.
Vlahutin si shumë europinë të tjerë, ashtu si në vcitet 90-të, fitoje miliona dollarë me vizat, tani janë tenderat. Vlahutin e ka burrin anëtarë të fondacionit Soros në Bosnjë, mendoni për kë po punon Vlahutin. Ne nuk kemi ku të qahemi seopse Basha ka bërë dhe një performancë të keqe në BE.
Edhëe shoqëria civile është pjesë e grupit të Soros që ka kapur shoqërinë”, tha Goxhaj ndër të tjera. (B.h/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=Z7RUAlhdSgw&feature=youtu.be