13:39 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“OBSH ndjek interesat e firmave farmaceutike”, Goxhaj: Rama nuk gënjen dot për shifrat e viktímave nga Covid-19, Bashën e komplimentoj publikisht

17:09 | 31/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“OBSH ndjek interesat e firmave farmaceutike”, Goxhaj: Rama nuk gënjen dot për shifrat e viktímave nga Covid-19, Bashën e komplimentoj publikisht

Avokati Altin Goxhaj tha në studion e lajmeve të Fax News se OBSh është e varur nga shoqëritë farmaceutike dhe se shpikja e koronavirusit sipas tij është në shërbim të tyre e që ndikoi në ndryshimin e rregullave dhe sjelljeve të qytetarëve në gjithë botën.

Në lidhje me Shqipërinë, Goxhaj tha se asnjë vend në botë nuk ka marrë masa kaq drastike duke shkaktuar terror psikologjik. Ai theksoi se Rama nuk është në gjendje të mashtrojë mbi numrat e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 pasi jemi vend i vogël dhe gjithçka merret vesh.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Goxhaj  tha se Basha po fut njerëzit në sherr pasi qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile po shahen e zihen me njëri tjetrin për ndryshimin e sistemit.

“Nuk mund të quhet në asnjë rast pandemi, nëser do të futemi në portalin e ISSH-së do të shikojmë se si qëndrojnë numrat. Ishte një shpikje e OBSH për të rrënuar popujt. Mësimi i popullit të qëndrojnë në kushte të reja dhe rregulla, si skllevër. Shkatërrimin e normalitetit dhe tjetra është insistimi për të aplikuar vaksinën e detyruar që nuk japin asnjë garanci. OBSH është e lidhur aq ngusht me korporatat farmaceutike, sepse ato që e kontrollojnë OBSH janë të interesuara për shitjen e sa më shumë medikamenteve.

Fakti që në Europën Lindore ka aq pak të vdekur është historia e vaksinimit. Ka qenë ndryshe nga Europa Perëndimore sepse qeveritë komuniste ishin të interesuar për jetëgjatësi dhe sa më të shumtë në numër popullsia. Sa më shumë ushtarë, sa më shumë skllevër. Rama nuk i manipulon dot shifrat e të vdekurve në Shqipëri, roja, infermieri, doktori etj, nëse infektohet apo vdes nga Covid, nuk mund të mbahet e fshehtë, sepse jemi vend i vogël dhe nuk zgjasin sekretet. Rama nuk na ka shpëtuar, përkundrazi, na ka vrarë. Nuk gjen një shtet në botë që ka aplikuar masa më të ashpra. Nëse më gjeni vetëm një shtet që ka marrë masa aq të ashpra unë tërhiqem. Ka futur një terror psikologjik. Policia ka kryer terror që nuk mund të quhen më të tilla, por banda dhe forca paramilitare. Një ndërhyrje e tillë ushtrohet vetëm nëse janë përballë personave të armatosur dhe me rrezikshmëri, po kush kishte armë, Neritan Liçaj apo ato gocat e reja që ndodheshin aty?

I çoj Lulzim Bashës komplimentet e mia, i cili i futi njerëzit në sherr, për sistemin zgjedhor me shoqëri civile, qytetarë. Opozita duhej të ishte institucioni për të konvertuar këtë shans që ia japin ndërkombëtarët për të ndryshuar sisdtemin. Basha ka arritur të fusë në sherr të gjithë aktivistët, politikanët e rinj apo qytetarët. Kam parë që miq e shokë shahen me njëri-tjetrin për sistemin zgjedhor. Në këtë rast përgjegjësinë e ka opozita që të paraqes një model të pranueshëm. Përveç se tre vjet e mbajti zvarrë, ndoqi modelin e 2017 të përshtatur me atë të 2008”, tha Goxhaj.(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Drejt skadimit afati për mbylljen e reformës, shtyhet takimi i Këshillit Politik

Para

“E dëshmoj këtë gjë, familjarët e 15-vjeçares janë të kércënuar”, Anila Hoxha: Djali i Abazit qëndron poshtë pallatit, prindërit kaluan javën duke fshirë muret

Para
“E dëshmoj këtë gjë, familjarët e 15-vjeçares janë të kércënuar”, Anila Hoxha: Djali i Abazit qëndron poshtë pallatit, prindërit kaluan javën duke fshirë muret

"E dëshmoj këtë gjë, familjarët e 15-vjeçares janë të kércënuar", Anila Hoxha: Djali i Abazit qëndron poshtë pallatit, prindërit kaluan javën duke fshirë muret

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

Durrës/Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në rrugë, procedohen penalisht 4 shtetas

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.