Avokati Altin Goxhaj thotë se dorëheqja e Fatmir Xhafës nuk e dobëson pushtetin e qeverisë. I ftuar në “Fax News’ ai është shprehur se edhe vetë kryeministri Rama nuk është problem kryesorë por pjesë e problemit. Sipas tij problem real mbetet axhenda e Soros e cila punon kundër interesave të Shqipërisë.
Duke u ndalur tek reagimi i Bashës i cili pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës shprehej se kjo ishte një sukses i PD dhe se lufta do të vazhdonte për pastrimin e politikës nga krimi, Goxhaj tha se kjo tregon se qëllimi i Bashës qënka të pastrojë PS-në nga krimi dhe ta bëjë gati për zgjedhje për t’i fituar sërish.
“Unë jam shumë i vëmendshëm për të shpjeguar statusin e Lulzim Bashës pas dorëheqjes që e trajtonte dorëheqjen e Xhafës si një fitore të PD-së dhe që do të vazhdonte lufta për të pastruar PS-në nga krimi, pra qëllimi i Bashës është që ta pastrojë rilindjen që ta bëjë gati për zgjedhje për t’i fituar prapë si në zgjedhjet e 2017.
Lul Basha sa herë ka zgjedhje pastron qeverinë nga akuzat. Tani më është më larg se kurrë rrëzimi i qeverisë nga PD. Dorëheqja e Xhafës nuk është dobësim i Partisë Socialiste. Pra Xhafaj ishte një problem dhe problemi u zgjidh, hajde tani të futemi në Parlament, se opozita kërkonte dorëheqjen e tij, pra ky pushtet forcohet me dorëheqjen e Xhafës.
Këta kanë ngritur çështje që Edi Rama është problemi, por unë them që Edi Rama është pjesë e problemit, por problem real është një qeveri e Sorosit në Shqipëri që ka qëllim shpopullimin e Shqipërisë. Ka një axhendë që përpunohet me 4 milionë dollarë që ia bën gati këtë plan falimentimi, shpopullimi të Shqipërisë.
Tani do t’ju them një lajm skandaloz, 80 kampe po planifikhen në Shqipëri, janë ngritur 8 në mënyrë sekrete. Kemi në Gërdec, në Spitallë, pranë Kakavijës, kemi në Tiranë, po hapen në gjithë Shqipërinë. As opozita nuk po flet për këtë sepse është plan sekret.
Heqja e Edi Ramës, heqja e Fatmir Xhafës nëse do të ndodhin si akte të brendshme të PS-së vetëm do ta forcojnë pushtetin e Partisë Socialiste. E vetmja zgjidhje është që të rrëzohen, duhet të rrëzohen, nuk mund të luajnë këta me dorëheqjet e tyre brenda skemës së tyre”,u shpreh Altin Goxhaj.
Sipas tij e vetmja rrugë është një qeveri teknokratësh jo e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës por një qeveri pa parti që bën reformën zgjedhore dhe çon shqiptarët në zgjedhje.
“Tashmë jemi të bindur se në 2017 nuk kishte zgjedhje por kishte një grusht shteti. Një grusht shteti për të mbajtur këtë oligarki në pushtet, ky vend po shpopullohet. E vetmja rrugë është një qeveri teknokratësh që është në gjendje që të bëjnë edhe reformën zgjedhore. Pikërisht Shqipëria ka nevojë për të ndalur rrënimin, jo qeveri socialistësh e demokratësh, qeveri pa parti, dhe arrinë të çojë në zgjedhje popullin shqiptarë për të kthyer shpresën”, tha ai.
Sipas tij Basha për 4 javë me qëndrimet e tij se PD nuk e rrëzon Ramën nga pushteti me revolt, pasi ka në axhendë rrënimin e PD-së dhe Shqipërisë sipas agjendës së Soros.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)