Avokati, Altin Goxhaj flet në studion e Fax News, për protestën e djeshme të banorëve të Pezës Helmësit kundër impiantit të përpunimit të bitumit dhe lajmëron se reagimi i banorëve do të përshkallëzohet.
Ai thotë se banorët e kanë shumë të qartë ç’po ndodh dhe kërkesa e vetme e tyre nuk do të jetë asnjëlloj negocimi por vetëm heqja e impiantit. Arsyeja për këtë kërkesë është sipas Goxhajt sepse ajo industri e ndërtuar jashtë çdo standardi, është helm i drejtpërdrejt për të gjithë banorët por sidomos për fëmijët, shkolla e të cilëve gjendet shumë afër impiantit.
Altin Goxhaj, paralajmëron se takimi i nesërm që përfaqëuesit e Bashkisë së Tiranës kanë kërkuar me banorët e fshatit, është një farsë dhe një përpjekje e Erjon Veliajt për t’i manipuluar.
Në Pezë Helmës, ky impiant është vetëm 200 metra larg qendrës së fshatit, kur sipas standardeve, siç thotë Goxhaj, duhet të jetë 10 kilometra nga shtëpia e fundit e banuar.
Sipas Goxhajt, nga banorët, impianti quhet impianti i vdekjes, sepse çdo natë kur errësohet, pikërisht në mënryë që të mos dallohet, fabrika fillon emetimin e helmeve dhe gazrave helmues, aromatikë, siç e specifikoi avokati Altin Goxhaj.
Sipas Goxhajt, ky është një nga industritë më helmuese ndër të gjitha teknologjitë e përpunimit të hidrokarbureve.
(E.L/Faxweb.al)
Discussion about this post