“Është një lajm i keq për PD-në, jo për demokratët dhe akoma më i keq për Rilindjen. Për Lulin prej 40 orësh ka filluar një fushatë e egër e dalë nga zyra e tij duke shpikur lajme të rreme sikur ambasadorja është përfaqësuese e Sorosit. Por kjo është shpikur nga dy zyra, zyra e Lul Sororsit dhe e Fugë Sorosit”, kjo ishte ajo çfarë deklaroi ndër të tjera avokati Altin Goxhaj në studion e lajmeve të Fax News pasditën e sotme.
Goxhaj tha për ambasadoren Yuri Kim i Guam, se është personi më anti-Soros dhe që njihet për pro-amerikane dhe është zgjedhur si një person i aftë për të zgjidhur kriza dhe çështje shumë komplekse përfshirë edhe ato anti-amerikane.
“Janë po ata surretër që ulërasin e bërtasin dhe e bëjnë se ju ka thënë Luli. Kim është nga Koreja Jugore dhe pas shqiptarëve e kosovarëve, ky vend njihet për pro amerikanizmin. Është zgjedhur si një person ekstremisht i aftë për t’u marrë me çështje krizash dhe ku ka çështje anti-amerikane. Njihet si person që zgjidh cështje ekstreme. Ajo ka një distancë shumë ekstreme me Sorosin, dhe nëse do të kishte një marrëdhënie me Sorosin, i pari do të isha unë që do ta denoncoja. Por sorosianët e Lulit e kanë akuzuar për lidhjen e saj me Sorosin, dhe këto qëndrime kanë filluar të dalin, pra kundër Sorosit vetëm prej më pak se 6 muaj për konsum e pikë politike”.
Ndërkohë avokati u shpreh se sapo është përhapur emërimi i ambasadores së re në Shqipëri, sorosianët sipas tij kanë ndërmarrë një fushatë që të sulmojnë Kim i Guam me urdhër të Bashës.
“Fushata e Lulzim Bashës është e mbështetur fuqishëm nga individ e grupe të caktuara të Sorosit në Tiranë që ndihmuan të vinte në krye të PD-së dhe të lejonte këto 6 vite që Rilindja të qëndrojë në pushtet. Që prej ardhjes së Donald Trumpit, Lulzim Basha ka ngritur një precedent për të bërë pis atë gjoja me financime ruse për të cilën ka sakrifikuar veten dhe PD-në. Por kjo është e faktuar sepse u kap me shuma marramendëse financimi në Amerikë nga rusët. Të gjitjhë e dinë në PD se Basha ka dy viote që nuk shkel në Amerikë për të bërë një takim, nuk ka një dokument bashkëpunimi kur ne e dimë që ka patur debate shumë të ashpra. Akuzon ambasadoren e re amerikane se është njeri i Sorosit, dhe kur e bën, pikërisht pak kohë para votimeve me të cilën i jep fund marrëdhënies së PD-së me Amerikën. Kjo i kishte mbetur pa bërë, për të përhapur klimën anti-amerikane në Partinë Demokratike. Duhet të jemi shumë të kënaqur me këtë emërim pasi ajo është personi që mund të kuptojë situate në Shqipëri”.
Goxhaj foli edhe për zgjedhjet e ditës së nesërme ku bëri apel për mospjesmarrje dhe nëse do të kërcënohen sipas tij nga komponentë të ndryshëm, mjafton të denoncojnë pranë Ambasadës Amerikane dhe gjithçka do të hetohet dhe vëzhgohet.
“Skenari i Bashës ka qenë gjithmonë shkatërrimi i PD-së dhe kam një apel, ata që mendojnë se do të kenë pasoja nëse nuk shkojnë në votime, mjafton një email në adresën e ambasadës amerikane dhe të gjitha do të lexohen dhe vëzhgohen”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1076502332549638/
(F.GJ/FAXWEB.AL)