Avokati dhe aktivisti anti-Soros, Altin Goxhaj, ka reaguar pak minuta më parë lidhur me lajmin më të fundit, atë të takimit kokë më kokë mes ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai shprehet se shkaku i këtij takimi është kërkesa e Lu-së ndaj Bashës që ky i fundit të mos i nxjerrë të palarat me Sorosin në Shqipëri tek Kongresi Amerikan, për të cilin u bë e ditur një ditë më parë se do të nisë një hetim urgjent në Shqipëri dhe në “sitën” e këtij hetimi është edhe ambasadori shqiptar.
“Donald Lu po takon Bashen per ti kerkuar te mos i nxjerre te palarat me Sorosin Delegacionit te Kongresit Amerikan qe vijne neser per te hetuar lidhjet e Soros me Ambasaden dhe USAID!”, shprehet Goxhaj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post