Avokati Altin Goxhaj i është rikthyer përsëri ligjit për mbrojtjen e kafshëve të iniciuar nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Goxhaj thotë se ky ligj ka tre gropa që e rrënojnë atë. Ai thotë se animalistat na kërkojnë mbështetje për një ligj të formuluar 100% nga Saimir Tahiri, ndërkohë që shkruan se autorësia e Tahirit në ligj fshehet.
Ai thotë se ata që duan mbrojtjen e kafshëve kanë rugëzgjidhje për ta bërë këtë por nuk I lënë pazaret që kanë bërë më Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.
“Animalistet kane rrugezgjidhje per te mbrojtur kafshet por i pengojne pazaret politike qe kane bere drejtuesit e tyre me Sajmir Tahirin dhe Edi Ramen!”, shkruan Goxhaj.
POSTIMI I PLOTË:
Kauza e animalistave ka 3 gropa qe e rrenojne kauzen e tyre:
1. Na kerkojne mbeshtetje per nje iniciative ligjore dhe te formuluar 100% personalisht nga Sajmir Tahiri i cili ka dhene prova qe ne cdo iniciative te meparshme ka renduar gjendjen e te drejtave te njeriut dhe ka thelluar gropen qe ka pretenduar se do mbushe! Sepse cfare pjell macja ha minj!
2. Na kerkojne mbeshtetje per nje iniciative ligjore qe qellimisht organizatoret e kane manipuluar duke fshehur autoresine e Sajmir Tahirit, kane fshehur pergjate gjithe fushates se peticionit vete draft-ligjin dhe u kane marre njerezve firmat me mashtrim (u kane thene tjeter gje nga e verteta qe implikon Tahirin dhe su kane treguar se cfare parashikon konkretisht ligji qe u kerkojne te firmosin). Mjafton te lexosh draftligjin dhe skandalizohesh se cfare absuridetesh dhe paradoksesh ligjore madje dhe antikushtetuese kane formuluar por dhe çfare mediokriteti krejtesisht amator qe turperon cdo diplome universitare bachelor (e le me master apo doktorature) te çdo animalisti duke e bere draftin me qesharak te 27 vjeteve! Madje mgjths pretendojne se e kane bere ne frymen e vendeve te qyteteruara nuk ka absolutisht asnje reference nderkombetare krahasuese sepse askund ne asnje vend te botes nuk ka nje draft me qesharak se ai! Por qe prodhon nje pisqolle me shume ne duart e pushtetit per tu rene ne qafe dhe burgosur te pafajshem sic ka bere me plot ligje te tjera per shkaqe politike apo korruptive!
3. Per arsye krejtesisht te pazareve personale politike te disa drejtuesve me Sajmir Tahirin dhe pushtetin dhe aspak ne interes te animalisteve dhe kafsheve qe pretendojne se duan te mbrojne, nuk pranojne te reflektojne dhe te kerkojne te kene nje draftligj serioz dhe jo nje paçavure absurde duke hapur nje debat profesional per kete qellim!
Por ata e dine mire se po kerkuan te bejne nje draft serioz peticioni duhet anuluar sepse sipas ligjit çdo modifikim i tanishem konsiderohet falsifikim i iniciatives ligjore sepse pa anullimin e tij nuk ka zgjidhje ligjore! Sipas ligjit cdo firme e mbledhur e ben draftin e Sajmir Tahirit te paprekshem juridikisht pasi firmat jane mbledhur (me mashtrim) per te mbeshtetur pa asnje ndryshim draftin e mbajtur te fshehte dhe qe eshte ai i Tahirit! Cdo modifikim eshte i paligjshem pasi quhet falsifikim i dokumentave zyrtare sepse percaktohet si INICIATIVE LIGJORE dhe qe ne momentin qe fillon mbledhja e firmave drafti nuk preket me! Por nese peticioni anulohet organizatoret dalin bllof me amatorizmin e tyre perballe mbeshtetesve dhe per te kapercyer kete hall personal dhe nen presionin e plote te respektimit te pazareve me Sajmirin dhe Pushtetin po rrenojne vete kauzen dhe interesin e animalisteve dhe aq me shume te vete mbrojtjes se kafsheve!
Shkurt animalistet sot kane vetem 2 rruge:
1. Ose të vazhdojne te rrenojne kauzen dhe te thellojne mashtrimin dhe manipulimin ne dem te animalisteve dhe vete kafsheve (siç po vazhdojne te bejne duke mos reflektuar nga skandali qe ka plasur pas analizes se cfare realisht perfaqeson ky ligj)
2. Anullimin e menjehershem te peticionit, angazhimin e disa juristave (kane plot dhe te shkolluar jashte madje) qe te formulojne nje draftligj per te qene dhe te gjejne minimalisht nje deputet qe ta coje ne Parlament ku fillon debati teknik dhe ligji futet ne seance plenare brenda 30 ditesh nga momenti i dorezimit (kshu thote ligji) pa rrezikuar rrezimin nga Gjykata Kushtetuese ne rast se partia ne pushtet vazhdon çmendurine qe vete ka inicuar duke perdorur si vegla disa drejtues shoqatash!
(B.H/Shuplaka)