Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News si çdo të dielë, foli në lidhje me rritjen e numrit të shifrave të personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi si dhe personave të infektuar.
Goxhaj tha se qeveria duhet të bëjë publike numrat e vdekjeve në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe shkaqet se pse kanë ndërruar jetë.
Sipas Goxhajt po përdoret një propagandë e tmerrit, për të krijuar panik tek qytetarët pikërisht në një kohë kur të gjithë u qetësuan.
Po ashtu Goxhaj shton se numri i personave të sëmurë është panik në të njëjtën kohë, pasi nuk ka shifra sa persona kanë humbur jetën vjetë në këtë periudhë.
“Duam të dimë sa kanë vdekur në Shqipëri në këtë kohë një vit më parë. U aksidentua me makinë dhe ishte me koronavirus, nga se vdiq, nga aksidenti apo nga koronavirusi. Duhet të bënim krahasim sa veta kanë vdekur!
Për këtë dua të them se është propaganda e tmerrit. I sfidoj të gjithë të shohin faqen e Fondacionit Soros do të habiten sesi Soros që nga 2 qershori bën një propagandë terrori dhe tmerri nga virusi pikërisht kur njerëzit u qetësuan. Si filloi kjo punë në botë? Filloi nga Kina fillimisht. Në Amerikë Trump po fitonte zgjedhjet, ishin të kënaqur, por çfarë ndodhi u prish ekonomia. Pyetja është po të fitojë Trump çfarë do të ndodhë në botë.
Kur këto e panë që nuk ja dolën dot shpikën një lëvizje marksiste gjoja për racizmin dhe u përhap në gjithë botën që në Shqipëri u bë nga Sorosi gjasme për pedofilinë vetëm për disa foto. Kur e panë që dështuan nga fundi i majit u detyruan që të kthejnë valën e dytë. Filloi bombardimi në faqen e Soros na tregojnë ne si përhapet virusi. Budallallëqe pa fund, që të krijojnë tmerr.
Sa më shumë të testosh aq më shumë do të dalin të infektuar. Virusi ekziston, por është një grip që vret aq pak, sa nuk vret asnjë grip tjetër. Nuk janë të vdekur direkt nga gripi janë me sëmundje të tjera dhe ky është shtysa e fundit. Japin shifra të rreme vdekjesh sepse u duhet që të shpikin se nuk bën. Ky numri i të sëmurëve është panik në të njëjtën kohë, ku e dimë ne sa kanë vdekur vjet në këtë periudhë. Jam i sigurt se numri i vetëvrasjeve është më i madh sepse policia nuk i tregon.”- tha Goxhaj.(M.Q/Faxweb.al)