Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e “Fax News”, ka komentuar taksën mbi të ardhuar dytësore, sipas tij kjo taksë do të prek të gjithë kategoritë e qytetarëve dhe se duke filluar nga viti që vjen “edhe pse ti je takësuar njëherë do të taksohesh edhe me 15 milionë lëkë të tjera”, thotë Goxhaj.
“Kjo taksë akoma nuk është miratuar, në 2018 do të miratohet, Arben Ahmetaje e ka thënë në parlament këtë . Në 1 janar nëse ti je taksuar njëherë në fillim do të taksoshesh edhe 15 milionë në tjera.Kjo taksë do t’i përfshijë të gjithë jo vetëm të pasurit. Në çdo fundvit do të deklarosh të ardhurat që ke fituar.
Beteja për taksat dytësore ka filluar, qytetarët të reagojnë. Nuk ka reaguar asnjë nga LSI apo PD, po të ketë një reagim nga shoqëritë civile nga qytetarët, do t’i bëjnë presion atyre deputetëve duhet të dalin, të bëjnë protesta këto deputet të opozitës do të reagojnë, pasi tani bëjnë sikur po bëjnë opozitë.”, tha Goxhaj.
Ndër të tjera sa i takon konferencës mbi “Liria e Shprehjes dhe Media”ai u shpreh se pati një përjashtim për ato media dhe gazetarë që kanë tronditur qeverinë.
“10 gazetarët që tronditën qeverinë nuk ishin, 16 ishin ose gazetar ose aktivist , ose përfaqësues të fondacionit Soros. 16 ushtarë ishin të pranishëm e dihet se çfarë thashethemi qe do do të qarkullonte dihej. Një teatër i organizuar veç në atë konferecë ata ishin shërbëtor të qeverisë, u përjashtuan gazetarët që kanë tronditur qeverinë. Një gazetar I vetëm nga fax News do ‘tu prtishte punë.Shqipëria u përfaqësua në atë konferencë me anëtarët e Sosros “, shtoi Goxhaj ndër të tjera.
Po ashtu ai u shpreh se media në Shqipëri është e kapur nga Soros.
“Një skemë që bëjnësikur thonë të vërtetën, sikur janë kundërshtar, por median në shqipëri është e kapur nga soros “, ka thënë Goxhaj.
Discussion about this post