Si çdo të diel i ftuar në studion e Fax News ishte avokati Altin Goxhaj. Për gazetarin Egon Loli, avokati komentoi arrestin ndaj Berishës. Sipas tij është vendim absurd i një gjykate që merr kompetenca në një terren që nuk është i saji, por kjo falë reformës Soros në drejtësi.
“Shpallja non-grata është ajo që përcakton fatin dhe këto janë pasoja. Vendim absurd i një gjykate në një terren që nuk është i saj por i politikës por i kanë dhënë pushtet me arbitraritet nga reforma Soros. Kryetarit të një partie dhe më të madhe në Shqipëri i kanë hequr me vendim gjykate mundësinë që të komunikojë me të vetët e tij. Unë si avokat e konsideroj si finalizim që asaj që vetë Berisha e ka lejuar si kur ka qenë në pushtet dhe tani që është në opozitë. Kur i hiqet e drejta për të folur në moment, i hiqet e drjeta e narrativës politike tregon se çfarë standardi kemi zgjedhur”, thotë Goxhaj.
Nga ana tjetër ai kujton vitin 2022 dhe protestën e 7 korrikut, e cila ishte i vetmi sukses i kësaj opozite që nuk kthehet më. Më pas, sipas tij, opozita dhe PD shkoi drejt vetëshkatërrimit dhe kjo është bërë me dashje.
“Kemi parë si ministri i brendshëm e kalonte kohën në burg krah kapove të tjerë, duke na kujtuar ato burgjet në Brazil. I hiqet e drejta e fjalës kryetarit të opozitës.
Viti i vetëm 2022 kur më dëgjoi opozita në korrik, më vonë u kthye në rrugën e saj në rugën e vetëshkatërrimit. Ata ia kanë bërë vetes. Në 2021 i bëra thirrjes opozitës në dhjetor, që të shfrytëzoni dtën e Kuvendit Kombëtar që të bënin edhe festën e themelimit të PD tek oborri i PD. Nuk e dëgjuan, ose aty ka njerëz për të ruajtur drejt si duan për ta çuar në humnerë. Nuk ka rrugë tjetër ne përpiqemi të themi ndalo. Kujtoj vetëm para 10 ditësh i bëra thirrjes Berishës që të marrë një ambjent tek SHQUP-i për të banuar atje, me noter. Sinqerisht koncepti im ishte i thjeshtë do shkonte avokati në gjykatë me një adresë, do paraqitej një dokument për vendbanimin konkret”, shtoi ai.
Discussion about this post