Avokati Altin Goxhaj gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me protestën që zhvilluan dje në sheshin “Skënderbej”, e cila përfundoi me d*unë, ku avokati u shoqërua në komi*ariat.
Goxhaj theksoi se d*una e përdorur dje është bërë nga miltinatë socialistë të cilët kanë qenë të veshur me uniforma p*licie dhe nuk kanë asnjë numër identifikimi.
“Nuk na kanë marrë policë, dje na kanë marrë ba*ditë. Policiët e dhu*shëm që kanë rrëmbyer qytetarët janë jo policë, janë njërëz pa numra. Janë aktivistë socialistë të rekrutuar në kohën e instalimit të diktaturës. Këto kanë rekrutuar militante dhe i veshin me uniforma policie dhe i degdisin rrugëve si qen su*mi. Është diktatura dixhitale që po ekseprimetnohet nga klasa politike shqiptare është një diktaturë e re.
Dje ne kemi pare qen s*lmi të veshur si policë, po nuk janë policë që do të thotë nuk kanë numrin. Ne kemi videon ku pranojnë që nuk janë policë janë militantë të partisë që i përdorin për të s*lmuar policinë. Më lart janë justifikuesit e tyre siç janë gazetarët si Dritan Hila apo Mira Kazhani. Këto janë pjesa e nomoklaturës dhe në krye është oligarkia. Këto që bëjnë censurën. Dolëm dje për ti thënë stop rrënimit, po e rrënojnë ekonominë totalisht. Këta e kanë kthyer Shqipërinë në një diktaturë dhe po na sundojnë.”- tha Goxhaj.