I Ftuar në ‘Fax News’ avokati Altin Goxhaj bëri një deklaratë mjaft të fortë duke u shprehur se në Shqipëri nuk bëhen më gjyqe.
Duke treguar një tabelë të gjyqeve në Gjykatën e Apelit Administrativ, ai tha se kemi gjyqe çdo 5 minuta, dhe që jepen në favor të qeverisë, ndërsa shpjegoi se 5 minuta nuk i majaftojnë gjyqtarit për të hapur dhe parë dosjen.
Goxhaj u shpreh se kjo vjen pasi gjyqet nuk zhvillohen fare, duke theksuar se jemi para një problemi të rëndë ku qytetarët janë mjaft të rrezikuar, ndërsa sipas tij vetingu është një presion i qartë që po u bëhët gjyqtarëve që të jenë në anën e qeverisë ose përndryshe përfundojnë në ‘gijotinë’.
Goxhaj risolli në vëmendje rastin e protestuesve kuksianë ku u shpreh se janë shkelur të gjitha procedurat ligjorë pasi janë dashur 25 ditë që gjykata e Kukësit të dorëzonte dosjen në Gjykatën e Lartë, ndërsa kishte vetëm 10 ditë kohë të përcaktuar me ligj.
“Janë dashur 25 ditë që gjykata e Kukësit të dërozonte në Gjykatën e Lartë, 25 ditë për të shkuar dosja, janë vonur 15 ditë me qëllim, unë si avokat nuk kam asnjë njoftim për gjyqin. Në kundërshtim me ligjin merren natën por edhe më pas shkelen të gjitha procedurat ligjore.
Ndërsa këtë që merren me transport droge, gjyqtarit i duhen vetëm 30 minuta dhe është e qartë se gjytari ka përballë bashkëpunëtorë të qeverisë që kanë informacion, dhe lirohen.
Ky dokument është tabela e gjyqeve në Gjykatën e Apelit Administrativ, 18 vendime pro qeverisë, 5 minuta çdo gjyq. Në 2014 qeveria paraqiti një ligj që nuk u kundërshtua nga opozita ku bëhet gjyqi pa u njoftuar avokati, Gjykata e Apelit i bën në 5 minuta, se nuk ka më gjyq.
Nuk ka më avokatë, nuk ka nevojë. As gjyq dhe as avokat, Gjykatat administrative janë kthyer në zyrat e shtetit. 9 gjyq, 9 e 5 prap gjyq, 9 e 10, 9 e 15, 9 e 20, e kështu me radhë, pra çdo 5 minuta gjyq”, deklaroi Goxhaj.
Duke patur parasysh këtë problematikë Altin Goxhaj theksoi se i gjithë problemi qëndron tek reforma në drejtësi, që sipas tij opozita nuk po e kundërshton.
Kështu ai bëri thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë në protestën e saj më 26 maj, nëse Lulzim Basha nuk nxjerr një slogan kundër reformës në drejtësi, pasi aty burojnë të gjitha të këqijat, sipas tij.
Opozita në asnjë rast prej tre vjetësh nuk ka thënë që do ta kundërshtojë reformën në drejtësi. Ky konsensus është i parashikuar në 2014 kur Lulzim Basha ka takuar George Soros, tani edhe avokatët do tua përcaktojë Soros qytetarëve pasi ka ngritur tre klinika ligjore.
Për datën 26 maj nuk ka asnjë slogan nga opozita për reformën në drejtësi. Duhet të kishte një slogan për të rrëzuar këtë reformë në drejtësi pasi nuk bëhen më gjyqe. Për aq kohë sa nuk fut asnjë slogan kundër reformës në drejtësi, asnjë qytetar mos të shkojë në protestë, u bëj thirrje publike. Mos shkoni në protestën e Lul Bashës sepse ai nuk po ngre çështjen kryesore për të kërkuar rrëzimin e reformës në drejtësi”, deklaroi Altin Goxhaj.
Ai iu referua edhe rastit të vdekjes së 27 vjeçarit Enea Ftoj në komisariatin e policisë dhe adresoi kritika në drejtim të avokates së popullit që sipas tij shkoi në seancën e vetingut për të mbrojtur një shoqe por nuk foli për dhunën dhe vrasjen barbare sipas tij në komisarit të të riut rom.
(B.H/Faxweb)