Sipas avokatit Altin Goxhaj, Aleksandër Vuçiç lidhur me qëndrimet e tij ka marrë këshillat e Ramës, duke argumentuar se sipas të dhënave që kanë dalë gjatë javës u tregua qartë se Rama e ka shpikur historinë e copëtimit të Kosovës.
Sipas Goxhajt të gjithë e kanë kuptuar rolin që ka luajtur Soros duke argumentuar se kryeqyteti për këtë organizatë ku ka ndikimin më të madh është Beogradi.
“Roli i Tiranës tashmë është jashtë loje dhe vizita e Vuçiçit në Tiranë është që të shpëtojë Ramën dhe Thaçin. Bashkë me Vuçiçin ata janë të tre në të njëjtën varkë, kjo varkë po mbytet dhe kjo është një gjë për të shpëtuar”, tha Goxhaj.
Lidhur me protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, Goxhaj tha: “Unë i bëj thirrje çdo kujt që të mos shkojë në protestën e thirrur nga Vetëvendosja, është protesta më e pavërtetë e mundshme. Protesta do të kishte kuptim para Samitit të Berlinit që të jepnin një mesazh dhe presion. Vetëvendosja është një instrument i Sorosit dhe i shpikur nga Soros dhe unë mund të paraqes dokumenta që e provojnë si për Ramën si për Vetëvendosjen.
Këta dalin vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, për të treguar se po iku Edi Rama do të na vijnë ekstyremistët, janë tyë gjithë një vegël siç është edhe Aleanca KuqeZi që ka pranuar tëq futet në Zzgjedhje. Kanë dashur të rrëzojnë edhe Haradinajn pasi ishte i vetmi që i vuri gjoksin copëtimit, dhe Albin Kurti e bojkotoi Haradinajn. Kush e solli Vetëvendosjen në Tiranë, këlyshët e Sorosit dhe Albin Kurti siç shpiku dhe krijoi Shpend Ahmetin që e bëri pjesë e delegacionit për dialog me Serbinë”.
Goxhaj foli dhe për mos dhënin e lejes për protestën e organizuar prej tij duke thënë se e kanë anulluar tre herë protestën duke nxjerr justikimime të rëndomta. “Kjo na bën nder sepse dalim dhe themi se na penguan tre herë të zhvillojmë protestën. Ne do ta bëjmë protestën me datën 9 maj. Nëse ata nuk na lejojnë që ta bëjmë me datë 9 Maj do ju hipim makinave dhe do të shkojmë në Amsterdam”.
Goxhaj foli edhe për partinë me të re të krijuar nga Astrit Patozi duke argumentuar se i shërben Edi Ramës.
“Vërtetë Patozi nuk është i lidhur me Sorosin por po i shërben atij dhe Edi Ramës. Ju mendoni se do të ketë zgjedhje?! Unë jam këtu dhe po jua them nuk ka zgjedhje me 30 qershor, do të ketë në 2019 por nuk do të jetë Edi Rama kryeministër”.
Duke folur për aksionin opozitar të tre muajve të fundit, Goxhaj tha: “Demokratët e 16 shkurtit nuk janë ato të majit, Luli po ju vret durimin, po ju vret shpresën. Dorëzimi i mandateve nga mënyra se si e bëri dhe si e ndërmori aksionin politik tregoi se fvorizoi Ramën. Luli po ju tregon qytetarëve se Edi Rama nuk rrëzohet sepse mënyra se si po i sjellë qytetarët lart e poshtë tregon se kjo është një lëvizje tipike e Sorosit”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)