Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar pas aludimeve se me hyrjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare rrezikohet futja e tij në parlament.
Përmes një reagimi të shkurtër, ai shprehet se “e gjen të udhës t’i qetësojë të gjithë, pasi është i pesti në renditje në listën e Tiranës dhe do të jetë në përfaqësimin e LSI-së në Kuvend.
Rama shprehet se “është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI ua ofron shansin të gjithëve për protagonizëm.
“Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nenkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të perfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Eshtë momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti,” është shprehur Luan Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)