04:01 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alvin Berisha/ Shqipëria harron të voglin, Italia ndërmerr nismën e madhe

08:46 | 30/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alvin Berisha/ Shqipëria harron të voglin, Italia ndërmerr nismën e madhe

“Të sjellim Alvinin e vogël në shtëpi“. Asambleja legjislative e Liguria miratoi sot unanimisht axhendën e paraqitur nga nënkryetari i Lidhjes, Paolo Ardenti dhe nga këshilltari i Lidhjes Alessandro Puggioni, për të sjellë në shtëpi Alvinin e vogël.

Këshilli i Qarkut miratoi unanimisht një axhendë, të paraqitur nga Paolo Ardenti dhe Alessandro Puggioni (Lega Nord Liguria-Salvini) e nënshkruar nga të gjitha grupet, e cila angazhon këtë këshill të bëhet interpretues në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky Këshill do të vendosë, së bashku me Këshillin e Ministrave në Itali, të gjitha instrumentet diplomatike dhe praktike, të dobishme për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që kjo e fundit të arrijë në një përfundim pozitiv, të historisë dramatike të fëmijës 6-vjeçar Alvin Berisha.

Ai u lind në Itali dhe u largua nga nëna e tij në dhjetor 2014 e cila e dërgoi 6 vjeçarin në Siri, me qëllim regjistrimin e tij në ushtrinë e ISIS.

Në këtë dokument, Këshilli kërkon që fëmija të ribashkohet me babanë dhe motrat e tij në Itali, dhe të favorizojë një dialog diplomatik, midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, vend i cili ndodhet më afër Sirisë, aty ku fëmija mbahet i burgosur.

“Me këtë axhendë kemi angazhuar Regione Liguria të bëhet interpret në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në mënyrë që të mund të vërë në praktikë të gjitha mjetet praktike të dobishme për një përfundim pozitiv të historisë dramatike, duke lejuar ribashkimin e Alvinit të vogël me babanë dhe motrat e tij në Itali , dhe të inkurajojë një dialog diplomatik midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi”, shkruhet në dokument.

Megjithë gjetjen e Alvinit të vogël në kampin Al – Hol në Siri, ekzistojnë komplikime serioze burokratike dhe diplomatike që e ndalojnë babanë të riatdhesojë djalin e tij.

Sic duket qeveria dhe autoritetet italiane, janë duke bërë maksimumin e tyre, për rikthimin e Alvinit të vogel pranë familjes së tij. Ndërsa autoritetet shqiptare, ende nuk kanë bërë të ditur se në cilën fazë kanë mbetur tratativat, për tërheqjen e djalit të vogël nga kampi Sirian./Abcnews

 

Etiketa: alvin berishaberisha
Pas

“Nuk i rezistoja dot”, rrëfehet anglezi: U martova me bukuroshen seksi shqiptare, por u shokova!

Para

VIDEO/ Mogherini puth ëmbël Thaçin, bëhet xheloz Vuçiç dhe ja thotë në sy: Të do më shumë ty

Para
VIDEO/ Mogherini puth ëmbël Thaçin, bëhet xheloz Vuçiç dhe ja thotë në sy: Të do më shumë ty

VIDEO/ Mogherini puth ëmbël Thaçin, bëhet xheloz Vuçiç dhe ja thotë në sy: Të do më shumë ty

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.