Në këto ditë të nxehta vere, bregdeti është një zgjidhje për tu relaksuar për shumë nga ne, pavarësisht se çmimet e larta të bëjnë ta mendosh dy herë alternativën për të shkuar.
Një gjë të tillë, e ka treguar edhe ish-zëdhënësi i Sali Berishës, Ilir Kadia, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar këtë fakt, duke treguar se vetëm ‘rrogtarët e lartë’ e kanë të mundur ta përballojnë një gjë të tillë.
“Mbrëmë hëngra si Rama!”, thotë Kadia, ndërsa flet për vizitën e tij në bregdetin e Sarandës, dhe frekuentimin e një prej lokaleve, i njohur si atraksion turistik i zonës.
Epo me bukurinë vjen edhe çmimi, pasi të hash si kryeministri si thonë pak.
“Fatura ishte aq e lartë sa e kishte lënë gjithë natën pa gjumë.”, shprehet me fjalë të tjera Kadia në postimin e tij, duke shtuar se: “Ama njëherë në jetë do e mbaj mend se… hëngra si Rama!”
Në një koment në statusin e Kadisë, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetarja Anila Basha e cila thotë se: “Hmmm, aty ku ke shkuar ti ha dhe une gjithmone. Jane te jashtezakonshem. Po mire, nuk i pe cmimet? Se per gatim s’ke c’thua.”, -shprehet gazetarja.
Saranda, pavarësisht një vendi turistik, e cila tërheq mijëra turistë vendas dhe të huaj në vit për shkak të bregdetit, është e njohur edhe për çmimet e ‘kripura’ që ofron për pushuesit, por jo vetëm.