10:15 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

AMA reagon për videon e nënës me të dashurin në shtrat: Publikimi bie ndesh me ligjin (ARGUMENTET)

22:23 | 01/08/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
AMA reagon për videon e nënës me të dashurin në shtrat: Publikimi bie ndesh me ligjin (ARGUMENTET)

Pak ditë pas videos së nënës së filmuar nga kunata, ndërsa ishte në shtrat me të dashurin, ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Sipas AMA-s, ky transmetim bie ndesh me legjislacionin për mediat audiovizive.

“Autoriteti i Mediave Audiovizve, AMA, vlerëson se ky transmetim bie ndesh me kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit. Në përpjekjen për të trajtuar një problem të mprehtë social brenda një familjeje, drejtuesja e emisionit ka ceduar në aspekte profesionale dhe etike.

Ligji për mediat audiovizive kërkon nga operatorët që në përmbajtjet që ato transmetojnë të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit.”, thuhet në njoftimin e AMA-s.

Ndër të tjera, ky autoritet po ndjek procedurat vlerësuese ligjore për subjektin televiziv që ka transmetuar videon, por gjithashtu u kujton edhe operatorëve të tjerë audioviziv, që të tregojnë profesionalizëm dhe etikë në rastin e trajtimit të temave sociale, për aspekte brenda dhe jashtë familjes, duke siguruar në çdo rast mbrojtjen të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, veçanërisht kur vjen rasti për të miturit.

 Kujtojmë se edhe pse videoja është e mjegullt dhe gruaja nuk shfaqet shumë qartë, emisioni nuk ka ndalur me aq por ka publikuar me emër dhe me mbiemër identitetin e gruas protagoniste në të.

 Pas publikimit të videos, vetë gruaja ka folur për emisionin ku ka mohuar që fëmijët të ishin në shtrat me të dhe të dashurin e saj.

“Kjo video është publikuar nga familjarët e tij, për të blerë burrin tim me lekë.  Fëmijët i kam rritur unë, burri im është i martuar në Amerikë. 

Video është modifikuar, është blerë me pare. Jam motër e 6 vëllezërve. Mos u mashtroni. Jam grua e dhunuar dhe e shtypur.

Fëmijët e mi janë terrorizuar.

Turp të ketë burri im. Fëmijët e mi kanë qenë në gjumë, nuk dinë asgjë se çfarë kanë bërë këta familjarë. 

Ai me më lënë mua në dorë të dhëndrit, të kunatave, e duke i mësuar fëmijët të thonë fjalët më të këqija për mua. Fëmijët nuk kanë qenë në krevat, nuk kanë qenë në të njëjtën dhomë me mua.

Fëmijët e mi nuk kanë parë gjë. Nuk i kam dhunuar unë fëmijët, por i kanë dhunuar ato familjarët,” janë fjalët e saj.

 Ndërkohë psikologët kanë nxjerrë në ekran pjesë nga dëshmia e fëmijëve, të cilët duken të terrorizuar nga të gjitha palët e përfshira.

Po ashtu lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe babai i gruas në video, e cila ka deklaruar në intervista se u ka kërkuar vëllezërve që ta mbështesnin, pasi ën të kundërt do tentonte vetëvrasje.

 REAGIMI I PLOTË I AMA-S

Përmbajtjet audiovizive duhet të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe privatësinë

Transmetimi i emisionit “Me zemër të hapur” në televizionin Neës 24, datë 28.07.2017, po përcillet me reagime kundërthënëse në opinion publik. Në qendër të tij ishin marrëdhëniet intime të një nëne, e cila, siç shpjegohej me titra të dukshme, “kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve”. 

Autoriteti i Mediave Audiovizve, AMA, vlerëson se ky transmetim bie ndesh me kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit. Në përpjekjen për të trajtuar një problem të mprehtë social brenda një familjeje, drejtuesja e emisionit ka ceduar në aspekte profesionale dhe etike.

Ligji për mediat audiovizive kërkon nga operatorët që në përmbajtjet që ato transmetojnë të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit.

Për ilustrimin e asaj që ka ndodhur drejtuesja e emisionit “Me zemër të hapur” ka përdorur regjistrime amatore, të xhiruara brenda ambjenteve të shtëpisë, që përbën shkelje të rëndë të privatësisë, sanksionuar kjo edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Transmetimi i programit nga ora 12:08:20 deri në orën 13:25:35 të datës 28.07.2017, identifikon qartë gjyshin e dy të miturve 5 dhe 9 vjeç, të cilin drejtuesja e ka ftuar në studio, si dhe shfaq fotografi të të miturve me fytyra te mbuluara, por në mënyre te pamjaftueshme. Identifikohet me emër e mbiemër dhe i ati, me fotografi e në telefon. Në këtë mënyrë është i qartë identifikimi i fëmijëve që mund të bëhet lehtësisht nga emri i familjarëve, nga vendi i banimit të së ëmës, por edhe nga fotografitë e tyre, shfaqja e të cilave ishte e panevojshme disa herë.

Gjatë emisionit transmetohet një insert që zgjat tre minuta, që ka synuar regjistrimin e një marrëdhënie intime të nënës në prezencë dhe të fëmijëve. Pamjet e ofruara janë të paqarta, por me efektet zanore që i shoqërojnë,  krijojnë idenë e situatave të papranueshme, të përpërshtatshme për t’u emetuar në fashën orare të mesditës, kur ekranet televizive janë të pambrojtur nga vëmendja e të miturve.

Transmetimi i një përmbajtjeje të tillë nuk  respekton kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive, veçanërisht dispozitat e nenit 4 të ligjit nr. 97/2013, pika b (për të drejtat, interesat, dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve) dhe ato të nenit 33, pika d të këtij ligji, (për respektimin e rregullave të etikës dhe moralit publik); si dhe kërkesat e Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1 “Parime themelore” pika 1.4, pika 1.7  dhe pika 1. 17, si dhe seksioni 5, pika 5.29 ( paraqitja e sjelljeve… seksuale … dhe kujdesi për zhvillimin moral mendor e fizik të të miturve).

AMA po ndjek procedurat vlerësuese ligjore për subjektin televiziv të sipërpërmendur, por gjen rastin që t’u kujtojë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve audiovizive që të tregojnë profesionalizëm dhe etikë në rastin e trajtimit të temave sociale, për aspekte brenda dhe jashtë familjes, duke siguruar në çdo rast mbrojtjen të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, veçanërisht kur vjen rasti për të miturit.

Tiranë, më 1 gusht 2017 (D.D/Shuplaka)

Etiketa: amagruajavideo
Pas

Operacion antidrogë, makina tenton të çajë postbllokun te “Don Bosko”, plagoset shoferi

Para

5 hapat e ndihmës së shpejtë, çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza

Para
5 hapat e ndihmës së shpejtë, çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza

5 hapat e ndihmës së shpejtë, çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Europa “zbret” sot në Tiranë/ Nga Starmer, te Costa, Rutte, Von der Leyen dhe Zelensky

Shkodër/Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Votat për kandidatët preferencialë në Gjirokastër, kush janë 3 deputetët socialistë që bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Raporti i BE për ekonominë ruse: Është në një gjendje më të keqe nga sa pranon qeveria në Moskë

Më 16 maj Samiti i Komunitetit Politik Europian, 47 liderë zbresin në Tiranë

Liderët e Europës” zbarkojnë” për dy ditë në Tiranë, policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.