01:29 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Amal Clooney dhe Angela Merkel, dy kandidatet për çmimin Nobel për paqen

07:26 | 01/10/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amal Clooney dhe Angela Merkel, dy kandidatet për çmimin Nobel për paqen

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney është një nga pretendentët e çmimit Nobel për paqen, për 2017-ën, një reflektim ky për punën e saj me minoritetin e persekutuar Jazid, në Lindjen e mesme.
Clooney ka përfaqësuar një grua jazide, që ishte përdhunuar dhe torturuar nga Shteti Islamik, që është po ashtu pretendente për Nobelin, në Kombet e Bashkuara, në mars të këtij viti, duke kritikuar organizmin ndërkombëtar për mos veprim. 

Ajo po ashtu ka kërkuar që krimet e Shtetit Islamik të hetohen dhe përndiqen. Amal Clooney, e diplomuar në Oksford, ka mbrojtur një numër rastesh të profilit të lartë në fushën e të drejtave të njeriut, gjatë karrierës së saj. 

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, që sapo fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet në Gjermani, është përmendur si fituese e mundshme e çmimit Nobel për paqen, për politikat e saj për refugjatët. 

Ajo është lëvduar shumë për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, në kohën kur Evropa përballej me një fluks prej qindra e mijëra refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve largoheshin nga konfliktet në Lindjen e mesme.  Në 2015-ën, ajo u tha gjermanëve se duhet të krenoheshin me mikpritjen e ofruar për qindra e mijëra azilkërkues, shumica prej tyre të larguar nga luftrat dhe përndjekja, shkruan ”TCH”. 

Të tjerë fitues të mundshëm, përmenden presidenti i Sri Lankës, Unioni Amerikan për Liritë Civile, ekipi i negociatorëve pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, Papa Francesku, Eduard Snouden etj.

Çmimi Nobel për paqen do të shpallet në Oslo të premten, më 6 tetor. Me vlerë 9 milionë krona suedeze, ose 1.12 milionë dollarë, ai do të dorëzohet në 10 dhjetor 2017.

Etiketa: Amal Clooneyangela merkelCmimi Nobel
Pas

Dy arsyet që e pengojnë Silva Gunbardhin të ketë 10 fëmijë

Para

Guardiola mposht Konten, Chelsea 6 pikë larg kreut

Para
Guardiola mposht Konten, Chelsea 6 pikë larg kreut

Guardiola mposht Konten, Chelsea 6 pikë larg kreut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.