Në takimin e sotëm elektoral, kryeministri Edi Rama, pasi theksoi edhe njëherë tjetër rëndësinë e Reformës në Drejtësi, fjalën e tij e mbylli me një amanet për kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
“ Imagjino, o Blerinën o Saliun, o Oltën o Fatmir Mediun, a e imagjinon, që të mos vazhdoj me të tjerë?! Rrofshi ju të tjerët që erdhët, rroftë Tirona jonë e socialistëve dhe demokratëve, e dibranëve, vlonjatëve, e të gjithë shqiptarëve.
Tirona jonë, amerika jonë e vogël, të duhet të shkojë vetëm përpara, e prandaj në fund fare, amanet Lali Erin se duhet ta mbajmë pa gjumë me punë dhe kjo ndodh vetëm me PS në timonin e qeverisë.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post