11:11 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Amaneti i fundit i Dritëro Agollit, Akademia e Shkencave publikon LETRËN E PLOTË

16:41 | 05/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amaneti i fundit i Dritëro Agollit, Akademia e Shkencave publikon LETRËN E PLOTË

Pas debatit për kreun e ri të Akademinë e Shkencave, ky institucion ka publikuar letrën e shkrimtarit, Dritëro Agolli.

Në letër Agolli ka shkruar amanetet e fundit për Akademinë e Shkencave, ku thoshte se: “Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

LETRA E PLOTË:

Amaneti i fundit i akademikut Dritero AGOLLI për Akademinë e Shkencave.

“Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër. 
Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje.
A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën.
Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra.
Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen?
Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam.
Pse është zvogëluar Akademia jonë?

(S.SH/Shuplaka)

Pas

Makina merr flakë në aksin rrugor Novoselë-Vlorë, s’ka të lënduar

Para

Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA, Lu: Forcojmë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s (FOTO)

Para
Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA, Lu: Forcojmë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s (FOTO)

Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA, Lu: Forcojmë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani udhëton në Hungari për vizitë zyrtare, zbulohet agjenda

Masat e Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025. Fokus te siguria, rendi dhe liria e pushuesve

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

U mbyt në lumë në Greqi bashkë me shokun,12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe! Babait i jepet leje për të marrë pjesë në funeral

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.